Sunday, 22 December 2024
greek albanian
Fillimi arrow Në lidhje me Greqinë arrow Ushqimi dhe Gastronomia

Ushqimi dhe Gastronomia

Gastronomia greke ka shënuar një histori rreth 4000 vjeçare, me karakteristika të veçanta të bazuara në mallra cilësorë të pastër dhe unikë të prodhuar në tokën greke. Në fakt, ishte Arkistratos i pari në histori i cili shkruajti librin e parë me receta gatimi (330 p. K). Në traditën greke ushqyese rezultati i shijes përzihet në mënyrë harmonike me vlerën e lartë ushqimore. Studimet e shumta shkencore kanë dëshmuar efektin pozitiv të dietës së balancuar greke mbi shëndetin, bukurinë dhe jetëgjatësinë e një personi. Përveç kësaj, kultura ushqimore e popullit grek ka shtuar një dimension të ri social në tryezë, duke kombinuar kënaqësinë e shijimit me rikrijimin dhe komunikimin dhe kështu ruan edhe në ditët e sotme disa ngjyrime nga festat e lashta.