Sunday, 22 December 2024
greek albanian
Fillimi arrow Në lidhje me Greqinë arrow Qeveria dhe Politika

Qeveria dhe Politika

Greqia (Ελλάδα, Hellada ose Hellas), zyrtarisht Republika Helene (Ελληνική Δημοκρατία, Elliniki Dimokratia) është një Republikë Parlamentare. Presidenti, i zgjedhur nga Parlamenti çdo pesë vjet, është Kreu i Shtetit. Kryeministri është Kreu i Qeverisë. Këshilli i Ministrave, i përbërë prej kryeministrit, ministrave, zëvendës ministrave dhe ministrave pa portofol, është organi i vendimmarrjes kolektive që përbën Qeverinë e Greqisë.

Pushteti legjislativ ushtrohet nga Parlamenti dhe Presidenti i Republikës. Pushteti ekzekutiv ushtrohet nga Presindenti i Republikës dhe qeveria. Pushteti juridik i është dhënë gjykatave të drejtësisë, vendimet e të cilave ekzekutohen në emër të popullit.

Megjithëse Presidenti i Republikës ka pushtet politik të kufizuar, pasi shumica e pushtetit i takon qeverisë, detyrimet e tij përmbajnë emërimin formal të kryeministrit në rekomandimin e të cilit ai emëron ose shkarkon gjithashtu anëtarë të tjerë të qeverisë, përfaqësimin e shtetit në marrëdhëniet e tij me shtetet e tjera, shpalljen e referendumit etj.

Zgjedhjet e përgjithsme mbahen çdo katër vjet vetëm nëse Parlamenti nuk është shpërndarë më herët. Elektorati përbëhet prej të gjithë qytetarëve grekë të cilet janë mbi moshën 18 vjeç. Çdo qeveri e re, pas zgjedhjeve të përgjithshme ose pas dorëheqjes së qeverisë së mëparshme, duhet të paraqitet në Parlament dhe të kërkojë votëbesim.