Sunday, 22 December 2024
greek albanian

Administrata publike

Sektori publik i Greqisë përmban ministritë, agjencitë vendore të qeverisë, entitetet ligjore publike dhe autoritetet e pavarura administrative. Vitet e fundit po bëhen përpjekje të vazhdueshme për të nxitur më tej transparencën dhe përgjegjësinë në sistemin politiko-administrativ grek. Kjo pjesë e rëndësishme e reformës përmban paraqitjen e institucioneve të reja. Organe të veçanta inspektorësh (inspektorë administrativë dhe organin e luftimit të krimit financiar) u themeluan me qëllim shtimin e kontrollit publik për burokracinë, luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e transparencës, si dhe gjithashtu efektshmërinë e politikave publike specifike.

Në lidhje me përzgjedhjen dhe trajnimin e nëpunësve civil, është themeluar që prej 1994 një Këshill i Lartë për Përzgjedhjen e Personelit (ASEP). Është një autoritet i pavarur që mbikëqyr procesin e përzgjedhjes, duke siguruar meritë, paanshmëri dhe transparencë. Në 1983 u themelua Qendra Kombëtare e Administratës Publike me synimin e trajnimit të nëpunësve civil. Në Shkollën Kombëtare të Administratës Publike janë trajnuar zyrtarë të nivelit të lartë përpara se të hynin në shërbimin publik. Instituti për Trajnimin në Shërbim është një njësi shtesë e qendrës, që siguron trajnim të vazhdueshëm profesional.

Perditesuar per here te fundit Monday, 07 April 2014