Sunday, 22 December 2024
greek albanian

Administrimi rajonal

Kushtetuta parashikon se administrata e Shtetit është e organizuar sipas parimit të decentralizimit. Që prej 1986, sheti u nda në rajone të cilat përbëjnë bashkësitë administrative të decentralizuara të shtetit.

Aktualisht, janë trembëdhjetë rajone në vend:

1) Maqedonia lindore dhe Traka

2) Maqedonia qendrore

3) Maqedonia perëndimore

4) Epiri

5) Thessalia

6) Ishujt Jonianë

7) Greqia perëndimore

8) Greqia qendrore

9) Attika

10) Peloponezi

11) Egjeu verior

12) Egjeu jugor

13) Kreta

Programi ‘Kallikratis’, i cili ka hyrë në fuqi të plotë në janar të 2011, i përqendruar në administrimin e decentralizuar, duke reduktuar numrin e komunave (nga 1.034 në 325), si dhe gjithashtu përmirësimin e tyre duke i dhënë funksione të reja nivelit vendor. Reformat ‘Kallikratis’ paraqitën gjithashtu masa konkrete për të adresuar krizën financiare duke shtuar transparencën, duke mbështetur teknologjitë e reja, duke siguruar autonominë financiare të autoriteteve vendore dhe fuqizimin e rolit të tyre në formulimin dhe zbatimin e politikave në nivel vendor.

Perditesuar per here te fundit Monday, 07 April 2014