Simbolet e Shtetit
Flamuri
Flamuri kombëtar i Greqisë përbëhet prej katër shiritash të bardhë dhe pesë shiritash blu horizontalë të alternuar, me një kryq të bardhë në cepin e majtë të sipërm. E bardha dhe bluja janë ngjyrat kombëtare të Greqisë, pasi bluja simbolizon qiellin dhe detin ndërsa e bardha tregon pastërtinë e luftës për pavarsi të grekëve. Kryqi përfaqëson fenë e krishterë. Nëntë shiritat horizontalë blu e të bardhë të flamurit përfaqësojnë nëntë rrokjet e motos ‘Eleftheria i Thanatos’ (Greqisht: Liri a Vdekje).
Himni Kombëtar
Himni për Lirinë është një poemë e shkruar nga Dionysios Solomos (1823) dhe përbëhet prej 158 strofash. U vu në muzikë nga Nikolaos Mantzaros, (1865) dhe është himni kombëtar më i gjatë në botë për nga gjatësia e tekstit. Ky himn performohet në çdo ceremoni mbylljeje të Lojërave Olimpike, për të nderuar Greqinë si vendlindjen e lojërave të lashta olimpike.
(English translation by Rudyard Kipling)
We know thee of old
Oh divinely restored,
By the light of thine eyes
And the light of thy sword.
From the graves of our slain
Shall the valor prevail
As we greet thee,
As we greet thee again,
Hail, Liberty! Oh, Hail!
Emblema kombëtare e Greqisë
Emblema kombëtare e Greqisë, e njohur gjithashtu si stema e Greqisë, përbëhet prej një kreshte blu me një kryq të bardhë i rrethuar plotësisht me dy dege dafine. Emblema e parë kombëtare greke u ofrua nga Kushtetuta e Epidaurus më 1 janar 1822.
Ngjyrat e emblemës kombëtare të Republikës Helene janë bluja dhe e bardha. Një dizajn shtesë me gjethe të arta dafine shfaqet mbi kapelet e oficerëve ushtarakë të Forcave të Armatosura greke si dhe gjithashtu në flamurin e Presidentit të Republikës.