Sunday, 22 December 2024
greek albanian

Republika Helene

Republika e tretë (1974 – prezent)

Rivendosja e demokracisë në korrik të 1974 shënoi një pikë kthimi në historinë politike moderne greke. Kur u rrëzua regjimi ushtarak që sundonte vendin në 1974, nisi një periudhë tranzicioni me formimin e një ‘uniteti kombëtar’ të qeverisur prej Konstantinos Karamanlis, i cili luajti një rol të shquar si kryeministër gjatë fundit të viteve ’50 dhe fillimit të viteve ’60. U morën tre vendime të mëdha nga qeveria e ‘unitetit kombëtar’: i pari për të organizuar zgjedhje të lira parlamentare për zgjedhjen e një asambleje kushtetuese, i dyti për organizimin e një referendumi për çështjen e monarkisë dhe i treti për legalizimin e Partisë Komuniste (KKE), e cila ishte konsideruar e jashtëligjshme që në formimin e saj.

Vizitoni faqet web të Presidentit të Republikës Helene, të Kryeministrit dhe Zëvendës Presidentit të qeverisë.

Mëso më tepër për Nismën e Qeverisë së Hapur Greke

Perditesuar per here te fundit Wednesday, 12 February 2020