Tuesday, 3 December 2024
greek albanian
Fillimi arrow Në lidhje me Greqinë arrow Turizmi arrow Për një industri të qendrueshme turizmi

Për një industri të qendrueshme turizmi

Për një industri të qendrueshme turizmi

Sipas të dhënave vjetore të publikuara nga Shoqata e Ndërmarrjeve Turistike greke (SETE) dhe Banka e Greqisë, turizmi përbën kontribuesin kryesor në ekonominë greke dhe nje sektor me konkurrencë në rritje në nivel global.

  • Turizmi zë 18% e PBB-së të Greqisë dhe punëson më tepër se 900.000 njerëz, ose  një të pestën e fuqisë punëtore të  vendit.
  • Numri i turistëve të huaj u rrit nga 15.000.000 në 2010 në më shumë se 16.000.000 në 2011, duke  shënuar një rritje prej 10%. Ndërsa në vitin 2013 mbërriti një numër rekord prej  17.000.000 turistësh  nga e gjithë bota (pothuajse sa  dyfishi i popullsisë së vendit).


A e dinit se?

  • Greqia ka numrin më të madh të aeroporteve ndërkombëtarë në krahasim me shumicën e shteteve të tjerë.

Shih gjithashtu: Turizmi grek 2020

Mundësi investimi

Numri në rritje i turistëve dhe kërkesat e tyre për shërbime sa më cilësore, diktojnë nevojën për ide dhe projekte të reja në infrastrukturë. Në Greqi, investuesit do të gjejnë një gamë të madhe mundësish  investuese,  mjedis miqësor dhe disa prej vendeve më të bukura në botë.

Megjithëse infrastruktura turistike e vendit është e zhvilluar, Greqia është e angazhuar dhe përpiqet për t’u cilësuar si një destinacion turistik për gjatë gjithë vitit. Klima e saj mesdhetare është ideale për aktivitete si golfi dhe trekking-u gjatë gjithë muajve.  Vlerësohet se një milion europianë e konsiderojnë Greqinë si destinacionin ku do të dëshironin të kishin një banesë të dytë.

Sektorët ku do të synohet zgjerim i mëtejshëm, përfshijnë modernizimin e vendpushimeve të integruara dhe zyrave real estate, kurset e golfit dhe turizmin sportiv, turizmin e mirëqënies dhe të shëndetit, marina të reja dhe të përmirësuara, salla konferencash, produkte agroturizmi, turizëm fetar, spa termale dhe qendra talassoterapie, turizëm kulinar dhe një gamë të gjerë ofertash tematike që lidhen me trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike të Greqisë. Lexo më tepër...

Udhërrëfyesit  e zhvillimit

Ligji i nxitjes së investimeve

Ligji i Ri mbi Investimet  në  mbështetje të investimeve  private  për zhvillim ekonomik, sipërmarrje dhe kohezion rajonal, u  miratua nga parlamenti grek dhe pritet të zbatohet në vijim, pas dekretimit nga Presidenti  dhe akteve normative të  ministrive përkatëse.  Lexo më tepër...


Partneriteti mes sektorit  publik dhe  privat

Skema PPP (Partneriteti publik - privat) e sapo zbatuar në Greqi, ofron mundësi reale për investitorët që të marrin pjesë në projekte të reja infrastrukturore, duke përfshirë marinat dhe burimet e ujërave termalë. Lexo më tepër...


Kuadri Strategjik Kombëtar i Referencës

Kuadri Strategjik Kombëtar i Referencës (NSRF) për vitet 2007-2013 përcaktoi prioritete të shumta për Programet e Fondeve Strukturore të BE-së në Greqi. NSRF-ja e Greqisë kërkon të arrijë një zhvillim të balancuar të vendit, me 82% të buxhetit të tij të përqendruar në projekte rajonale. Me një buxhet pothuajse 40 miliard euro në total, NSRF-ja do të avancojë projektet që lidhen në mënyrë direkte apo indirekte me zhvillimin e turizmit dhe do të tërheqë investues me mundësi të mjaftueshme financiare për të marrë pjesë në një numër të madh projektesh.

NSRF-ja mundëson  mbështetje të madhe financiare për turizmin, me një buxhet prej më shumë se 500 milionë eurosh deri në 2013. Objektivi kryesor i NSRF-së është të rrisë kërkesën dhe të përmirësojë cilësinë e produkteve dhe shërbimeve turistike në të gjitha nivelet. NSRF-ja përqendrohet në mbështetjen e:

  • Zgjatjes së periudhës turistike në Greqi, dhe pakësimin e sezonalitetit
  • Promovimit të klasifikimit ndërkombëtar të vendit si një destinacion turistik tërheqës dhe i sigurt
  • Rritjes së numrit të vizitorëve të huaj
  • Ringritjes  të turizmit vendas

Investimi në sektorin e turizmit do të përfshijë përmirësimin e marinave, promovimin e formave të veçanta të turizmit, krijimin e hapësirave të reja kulturore, përmirësimin e infrastrukturës së turizmit dimëror dhe subvencionimin e investimeve private, sipas Ligjit të Ri të Nxitjes së Investimeve që u zbatua në 2011. Lexo më tepër...

Qendrueshmëria

Çështja e qendrueshmërisë është e pandarë nga politika e zhvillimit turistik. Shumë hotele dhe komplekse turistike instalojnë panele diellore në mënyrë që të bëhen më të pavaruara ndaj karbonit. Nevoja për zgjidhje të reja dhe efikase në ndërtim, për  aparate shkripëzimi, furnizim efikas me energji elektrike dhe për sisteme software monitorimi, jane vetëm disa nga fushat në të cilat sektori i turizmit të Greqisë do të ketë avantazhe për teknologjitë e reja në vitet që do vijojnë.

Gjithashtu, Greqia është duke promovuar ekosistemet e saj unike dhe rezervatet natyrore, shumë prej të cilave janë  në listën e Traktatit të Ramsarit. Ekzistojnë destinacione të veçanta ku vizitorët mund të njihen me një pjesë të florës dhe faunës nga  më të shumëllojshmet në Europë. Që nga admirimi i zogjve deri tek ecja në mal, aktivitete që mund të kombinohen me akomodime të veçanta dhe eksperienca të rralla,  janë shumë të njohura për udhëtarin e ditëve të sotme, i cili kërkon eksperienca të jashtëzakonshme.


Burimet njerëzore

Greqia, një vend me 11 milionë banorë, meqënëse u ofron  mikpritje  më shumë se 17 milionë vizitorëve, e ka tepër të zhvilluar trajnimin dhe arsimimin në shërbimet turistike . Fuqia punëtore është shumëgjuhëshe, e mirëpërgatitur në sektorin turistik dhe e gatshme për t’ iu përgjigjur sfidave të reja. Që nga menaxhimi deri në furnizimin me ushqime, burimet njerëzore të ndërmarrjeve turistike,  janë ndër më të fuqishmet në Greqi. Lexo më tepër...

Ministria e Turizmit

Duke reflektuar mbi rëndësinë e turizmit në ekonominë greke, një ministri, si  përbërës kryesor i qeverisë greke, i është përkushtuar hartimit  dhe mbikëqyrjes se politikave  të turizmit. Ministria e Turizmit bashkërendon një numër të madh politikash dhe aktivitetesh të ndryshme me ministri të tjera, në mënyrë që sektori i turizmit në Greqi të mbetet i fuqishëm, kumbues dhe i përgjegjeshëm. Lexo më tepër...

Shih gjithashtu: Greqia i bashkohet iniciativës 50.000 turistë” dhe Balkan Turismo

Organizata greke e Turizmit Kombëtar

Organizata greke e Turizmit Kombëtar (GNTO), nën drejtimin e Ministrisë së Turizmit, është përgjegjëse për promovimin e turizmit në Greqi dhe mbikëqyr një numër organizatash që lidhen me turizmin, edukimin, zhvillimin dhe zyrat real estate. Lexo më tepër...

Shih gjithashtu: Greqia në Vienna Tourism Fair, Greece at the World Travel Market dhe Visit Greece... në pjatën tuaj!

Mbështetja e marketingut global

Greqia si një destinacion turistik, është objekt i një fushatë të gjerë, shumëgjuhëshe dhe globale marketingu, në të gjitha mediat. Veç kësaj, Greqia është plotësisht e përfaqësuar në të gjitha ekspozitat kyçe të turizmit dhe promovohet nga operatorë të mëdhenj udhëtimesh nga e gjithë bota.

Shih gjithashtu: Zyrat jashtë shtetit

Perditesuar per here te fundit Wednesday, 23 April 2014