Konsulli i Përgjithshëm i Gjirokastrës z. N. Kotrokoi organizoi darkë me rastin e largimit të tij
Darke lamtumire shtroi Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokaster, për tre vjet, dhe aktualisht Ambasador Nikolaos Kotrokois me rastin e largimit të tij nga Konsullata e Përgjithshme ne Gjirokaster për të marrë detyrë, e Ambasadorit të Greqisë në Venezuelë.
Në darkë qenë të pranishëm Ambasadori i Greqisë në Tiranë z. Leonidas Rokanas, gjithë drejtuesit e Omonias, e PBDNJ-së, e MEGES, deputetë dhe udhëheqësit vendorë dhe qytetare të thjeshtë nga të gjitha krahinat.
Thellësisht i prekur z. Kotrokois foli për periudhën e paharrueshme që kaloi mes një popull të admirueshëm dhe të talentuar, duke nënvizuar se lë këtu një pjesë të shpirtit të tij dhe se beri thjesht detyren e tij për njerzit e minoritetit etnik grek në Shqipëri.