Vizita e Kryebashkiakut të Thessalonikut z Jani Boutari, në Korçë
Në kontekstin e vizitës së tij treditore në Shqipëri, Kryebashkiaku i Thessalonikut z Jani Boutari u ndodh për një vizitë të shkurtër në Korçë.
Rreth orës 19:00 z Boutari arriti në Konsullatën e Përgjithëshme Greke në Korçë ku e priste Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë z Joan Pedhioti i shoqëruar nga Kryebashkiaku i Korçës z Sotiraq Filo, dy zvëndëskryetarët z Stefan Gjermeni dhe znj Belinda Gjermeni, Kryetarin e PBDNJ dega Korçë z Arben Ilia, personel i Konsullatës Greke.
Pasi u takua me të gjithë personat prezentë z Boutari dhe z Filo bënë një deklaratë të shkurtër për shtyp në Media.
Z Filo i uroi mirëseardhjen z Boutari dhe tha se është i mirëpritur për shkak të shumë arsyeve ndër të cilat është dhe origjina e tij nga zona e Korçës dhe për më saktë nga Voskopoja. Gjithashtu shprehu dëshirën që “vëllazërimi” i dy Bashkive të konkretizohet me veprimet e përshtatëshme.
Z Boutari e falenderoi nga zemra për mikëpritjen. Nënvizoi faktin që dy bashkitë janë vëllazëruar por nuk kanë pasur një bashkëpunim konkret, gjë e cila do të ndyshojë me 5 vjeçarin e ri gjatë të cilit ai do të jetë në krye të Bashkisë së Thessalonikut, periudhë gjatë së cilës do të kryhen disa programe të përbashkëta.
Pas këtyre deklaratave, mediat u larguan dhe të dy kryebashkiakët dhe shoqëruesit e tyre vijuan bisedimet mbi çështje të ndryshme.
Kryebashkiaku i Thessalonikut menjëherë pas takimit do të linte Korçën për tu kthyer në qytetin e tij.