Sunday, 22 December 2024
greek albanian

Akt martese

Për deklarim martese, midis shtetasve Grek ose të përzier, njëri nga dy bashkëshortët ose të dy, duhet të dorëzojë në Zyrën Konsullore këto dokumenta :

1. Pasaporta ose karta identiteti të bashkshortëve.


2. Akt martese nga Autoritetet shqiptare i legalizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërise dhe i përkthyer zyrtarisht VETEM NE GREQI nga përkthyes të certifikuarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme Greke (shiko listën e përkthyesve https://metafraseis.services.gov.gr/), ose nga një avokat grek, i cili duhet të jetë anëtar i cilido Dhomë  Avokatisë e Greqisë dhe të nënshkruajë si "përkthyes" avokat, ose nga një përkthyes i diplomuar i Departamentit të Gjuhëve të Huaja, Përkthimit dhe Interpretimit të Universitetit të Jonit.

3. Çertifikatë familjare të të interesuarit nga Bashkia ku është i/e regjistruar në Greqi (mund të kërkohet nga Zyra Konsullore)

4. Pagesë (faturë) 10 euro për deklarimin e aktit të martesës dhe në rast dëshire për leshimin e një kopje te aktit do të nevojitet një pagesë 10 euro për çdo kopje, depozita e shumës në bankë duhet të bëhet domosdoshmërisë në të njëjtin ditë që është caktuar takimi me Autoritetin Konsullor. Depozita bëhet në Bankën OTP të Shqipërisë për Zyrën Konsullore të Ambasadës së Tiranës dhe Konsullatën e Përgjithshme të Gjirokastes, ose në Bankën ABI në Shqipëri për Konsullatën e Përgjithshme të Korçës.

Shenim: Νe rast pamundësie te jete njëri nga dy bashkëshortët, një person i trete qe do ti përfaqësoi duhet te kete prokure te posaçme e përpiluar nga Ambasada greke te shtetit ku banojne te interesuarit ose ne rast se banojne ne Greqi nga Noteri grek, personi qe do ti përfaqësoi nëse nuk di greqisht duhet te vi i shoqëruar nga një interpretues e gjuhës greke ditën e takimit

Për të rezervuar një datë takimi, ju lutemi na kontaktoni duke dërguar një email në

Perditesuar per here te fundit Saturday, 24 August 2024