Sunday, 22 December 2024
greek albanian

Akt vdekje

Për deklarim vdekjeje, një i afërm ose nje i tretë (p.sh nëpunësi i Zyrës së autorizuar të Funeraleve), duhet të dorëzojë këto dokumenta :

1. Pasaportë ose kartë identiteti të të vdekurit nga të cilat rezultojnë qartë të gjitha të dhënat e tij.

2. Çertifikatë mjekësore nga spitali lidhur me shkakun e vdekjes e legalizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë dhe të përkthyer zyrtarisht nga përkthyes të certifikuarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme(https://metafraseis.services.gov.gr/), ose nga një avokat grek, i cili duhet të jetë anëtar i cilido Dhomë  Avokatisë e Greqisë dhe të nënshkruajë si "përkthyes" avokat, ose nga një përkthyes i diplomuar i Departamentit të Gjuhëve të Huaja, Përkthimit dhe Interpretimit të Universitetit të Jonit.

3. Akt vdekje nga Autoritetet  kompetente shqiptare i legalizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë dhe i përkthyer zyrtarisht nga përkthyes të certifikuarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme(https://metafraseis.services.gov.gr/), ose nga një avokat grek, i cili duhet të jetë anëtar i cilido Dhomë  Avokatisë e Greqisë dhe të nënshkruajë si "përkthyes" avokat, ose nga një përkthyes i diplomuar i Departamentit të Gjuhëve të Huaja, Përkthimit dhe Interpretimit të Universitetit të Jonit.

4. Çertifikatë familjare nga Bashkia ku është i/e regjistruar në Greqi, nga e cila të rezultojnë të dhënat e plota nga regjistri (mund të kërkohet)

5. Pagesë (faturë) 10 euro për deklarimin e aktit të vdekjes dhe në rast dëshire për leshimin e një kopje te aktit do të nevojitet një pagesë 10 euro për çdo kopje, depozita e shumës në bankë duhet të bëhet domosdoshmërisë në të njëjtin ditë që është caktuar takimi me Autoritetin Konsullor. Depozita bëhet në Bankën OTP të Shqipërisë për Zyrën Konsullore të Ambasadës së Tiranës dhe Konsullatën e Përgjithshme të Gjirokastes, ose në Bankën ABI në Shqipëri për Konsullatën e Përgjithshme të Korçës.

Për të rezervuar një datë takimi, ju lutemi na kontaktoni duke dërguar një email në

Perditesuar per here te fundit Monday, 20 May 2024