Sunday, 22 December 2024
greek albanian
Fillimi arrow Sherbimet arrow Shërbime të tjera arrow Fitimi i Shtetesise Greke me natyralizim (nenit 10 i Ligjit. 3284/2004)

Fitimi i Shtetesise Greke me natyralizim (nenit 10 i Ligjit. 3284/2004)

Prane autoriteteve konsullore greke ne Shqiperi pranohen aplikimet per natyralizim vetem per shtetasit shqipetare homogjene,të cilët duhet te vertetojne origjinen e tyre Helene nga ana e te pakten nje apo dhe te dy prinderve.

Theksohet se aplikantet qe paraqesin kerkesen per natyralizim duhet te jene madhore pra duhet te kene mbushur moshen 18 vjec.

Kërkesa për natyralizim të të homogjenëve me banim jashtë shtetit dorëzohet në Konsullatën Greke të vendbanimit të tyre dhe i përcillet Ministrisë së Brendshme, me mendimin me shkrim, i cili përmban domosdoshmërisht të dhëna që vërtetojnë statusin e kërkuesit si homogjenë. Ndër të tjera shqyrtohen njohuritë e gjuhës greke, historisë greke, gjeografisë, kulturës, funksionimit të institucioneve te qeverisjes, etc.

Femijet e homogjeneve qe natyralizohen, fitojne nenshtetesine greke pa formalitete te metejshme, nese gjate natyralizimit jane minoren e te pa martuar.

Të gjitha dokumentet duhen te jene te legalizuara me vulen e Konventes se Hages (Apostille) nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë dhe te përkthyera ose nga  Përkthyes i Certifikuar https://metafraseis.services.gov.gr/) ose nga nje avokat grek i autorizuar ne Greqi, ose nga përkthyes të diplomuar të Departamentit te Gjuhëve të Huaja, Përkthimit dhe Intepretimit të Universitetit Ionio.

Emrat në certifikatat duhet të jenë identikë dhe në rast ndryshimi, duhet të depozitohet një vertetim që eshte i njëjti person. Përkthimi i emrint dhe  mbiermrit e aplikantit duhet të jetë me shkronja të vogla dhe të theksuara.


Dokumetacioni qe nevojitet:

1. Certifikata e Lindjes e përkthyer dhe e legalizuar

Shenim: Per femrat te martuara, te cilat mbajne mbiemrin e bashkëshortit pas marteses, tek Certifikata e Lindjes te shkruhet edhe mbiemri qe kishin para martese.

2. Certifikate e Gjendjes Gjyqesore e përkthyer dhe e legalizuar.

3. Certifikata martesore e përkthyer dhe e legalizuar.

4. Certifikate familjare ku te jene te perfshire dhe femijet e përkthyer dhe e legalizuar.

5. Certifikate martesore te prinderve e përkthyer dhe e legalizuar.

6.  Certifikate familjare e Trungut ku te jene te perfshire (prinderit, gjysherit) nga te ciles aplikantit i buron origjina e tij homogjene e përkthyer dhe e legalizuar.

7. Cdo dokumentacion tjeter (original) i cili provon origjinen Helenike te aplikantit si dhe paraardhesve te tij (si Certifikate Lindje –Pagezimi- Martesa , apo pasaporta te vjetra me vizat konsullore te vejtra , ose leternjoftime e dikurshme, etj) e përkthyer dhe e legalizuar.

8. Nje fotografi te koheve te fundit me ngjyra.

9. Pasaporta biometrike originalja dhe fotokopja e saj.

10. Origjinalen e Kartes Speciale e Identitetit te Homogjenit (E.D.T.O.), nese ka, si dhe nje kopje te saj.

11. Deshmi pagese (te tarifes 100 Euro) ne ΟTP Bank ne Shqiperi  per Zyren Konsullore te Ambasades se Greqise ne Tirane dhe per Konsullaten e Pergjithshme te Greqise ne Gjirokaster, ose ne Abi Bank ne Shqiperi per Konsullaten e Pergjithshme te Greqise ne Korce per Aplikimin e Natyralizimit te Homogjenit. Depozita e shumës në bankë duhet të bëhet në të njëjtën ditë kur është caktuar data e intervistës me zyren Konsullore, pra pagesa dorezohet diten e intervistes.

12. Deshmi pagese ( te tarifes 10 Euro) ne ΟTP Bank ne Shqiperi per Zyren Konsullore te Ambasades se Greqise ne Tirane dhe per Konusalleten e Pergjithshme te Greqise ne Gjirokaster, ose ne Abi Bank per Konsullaten e Pergjithshme te Greqise ne Korce per legalizimin i fotokopjes se pasaportes shqiptare nga Konsullata. Depozita e shumës në bankë duhet të bëhet në të njëjtën ditë kur është caktuar data e intervistës me zyren Konsullore, pra pagesa dorezohet diten e intervistes.

13. Deshmi pagese (te tarifes 30 Euro) ne ΟTP Bank ne Shqiperi  per Zyren Konsullore te Ambasades se Greqise ne Tirane dhe per Konsullaten e Pergjithshme te Greqise ne Gjirokaster, ose ne Abi Bank ne Shqiperi per Konsullaten e Pergjithshme te Greqise ne Korce per Aplikimin e Natyralizimit. Depozita e shumës në bankë duhet të bëhet në të njëjtën ditë kur është caktuar data e intervistës me zyren Konsullore, pra pagesa dorezohet diten e intervistes.


Shenim: Per Zyren Konsullore te Ambasades se Greqise ne Tirane.

Për kontrollin e dokumentacionit dhe për të caktuar një interviste të planifikuar, duhet të rezervoni takim më parë, nëpërmjet e-mail-i ( ).

Perditesuar per here te fundit Monday, 20 May 2024