Sunday, 22 December 2024
greek albanian
Fillimi arrow Sherbimet arrow Shërbime të tjera arrow Ҫështje ushtarake

Ҫështje ushtarake

Të gjithë shtetasit grekë, duke filluar nga data 1 Janar I vitit që mbushin moshën 19 vjeҫare deri në 31 Dhjetor të vitit kur mbushin moshën 45 vjecare, kanë detyrim ushtarak pranë Forcave të Armatosura në bazë të dispozitave të ligjit 3421/05 ‘Rekrutimet e shtetasve grekë dhe dispozita të tjera’ (Fletorja Zyrtare A’ 302/13.12.2005).

Sipas legjislacionit ushtarak, data 1 Janar e vitit ku gjithë secili ka bërë regjistrimin tek Regjistrat e Gjendjes Civile, konsiderohet si datë lindje dhe fillim viti dhe 31 Dhjetori si fundi I tij.

Të gjithë ata të cilët pas nje thirrje të përgjithshme apo te veҫantë për klasifikim në Forcat e Armatosura, nuk paraqiten në datën apo afatin e përcaktuar tek njesitë rendore, shpallen si rezervistë. Për rezervistët vendosen të gjitha masat penala të parashikuara nga Kodi Penal Ushtarak, gjobë monetare e cila ka karakter personal, gjithashtu privime dhe ndalime të cilat janë të parashikuara në neni 53 dhe 54 të ligjit 3421/05.

Për më shumë informacione në lidhje me detyrimet tuaja ushtarake dhe gjëndjen tuaj ushtarake mund të vizitone faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Mbrojtjes : https://www.stratologia.gr/

Jeni të lutur të zgjidhni lingun qe ju perket:
•    Dorëzimi i fletës së regjistrimit
•    Shtyrja e rekrutimit për shkak të natyralizimit
•    Shtyrja e rekrutimit për arsye studimi
•    Shtyrja e rekrutimit për arsye sociale
•    Shtyrja e rekrutimit për rezidentë të përhershëm jashtë vendit
•    Kohëzgjatja e detyrimit ushtarak për rezidentët e përhershëm jashtë vendit
•    Pamundësia për tu transferuar për rekrutim për ushtarët dhe rezervistët, për arsye shëndetësore
•    Arsye objektive të pamundësisë për rekrutim
•    Njohja e shërbimit ushtarak në Forcat e Armatosura të shteteve aleate ose vendeve anëtare të Bashkimit Evropian
•    Llogaritja e detyrimeve ushtarake të rekrutëve, rezervistëve dhe hoplitëve të cilët kanë mbushur moshën tridhjetë e tre (33) vjeҫ
•    Përjashtim nga kryerja e shërbimit ushtarak për rekrutët rezervë
•    Kalimi si rezervistë të cilët janë rezidente jashtë vendit
•    Legalizime-Përkthime të dokumentave për përdorim ushtarak



Perditesuar per here te fundit Friday, 13 December 2024