Ҫështje ushtarake
- Indeksi Artikullit
- Fillimi
- Dorëzimi i fletës së regjistrimit.
- Shtyrja e rekrutimit për shkak të natyralizimit
- Shtyrja e rekrutimit për arsye studimi.
- Shtyrja e rekrutimit për arsye sociale.
- Shtyrja e rekrutimit për rezidentë të përhershëm jashtë vendit.
- Kohëzgjatja e detyrimit ushtarak për rezidentët e përhershëm jashtë vendit.
- Pamundësia për tu transferuar për rekrutim për ushtarët dhe rezervistët, për arsye shëndetësore.
- Arsye objektive të pamundësisë për rekrutim.
- Njohja e shërbimit ushtarak në Forcat e Armatosura të shteteve aleate ose vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
- Llogaritja e detyrimeve ushtarake të rekrutëve, rezervistëve dhe hoplitëve të cilët kanë mbushur moshën tridhjetë e tre (33) vjeҫ
- Përjashtim nga kryerja e shërbimit ushtarak për rekrutët rezervë.
- Kalimi si rezervistë të cilët janë rezidente jashtë vendit.
- Legalizime-Përkthime të dokumentave për përdorim ushtarak
Dorëzimi i fletës së regjistrimit.
Të gjithë rekrutët janë të detyruar të plotësojnë fletën e regjistrimit, ku pasqyrohen me saktësi të dhënat e nevojshme për të kryer rekrutimin si dhe të dorezohet i gjithë dokumentacioni mbështetës.
Procedura e regjistrimit bëhet gjatë tre mujorshit të parë të vitit të së cilit rekrutët plotësojnë vitin e 18-të të moshës të tyre në bazë të Kodit Civil ( viti I 19-të i moshës së tyre në bazë të Legjislacionit Ushtarak ). P.sh në vitin 2021, nga Janari deri në Mars kishin të detyruar plotesimin e fletës së regjistrimit rekrutët e lindur në vitin 2003. Në 2022 regjistrohen të lindurit në vitin 2004.
Të gjithë ata të cilët jetojnë jashtë vendit mund të bëjnë procedurën ‘Elektronike të dorëzimit të fletës së regjistrimit për rekrutim’ nëpërmjet Institucionit kompetent Konsullor ose duke plotësuar vetë formularin e fletës së regjistrimit tek faqja zyrtare në internet https://www.stratologia.gr/el/taxis login redirect me anë të verifikimit në sistemit TAXISnet.
Ata të cilët ndjekin procedurën nëpërmjet Konsullatës kompetente duhet të kenë me vete kartën e identitetit Greke ose pasaporten Greke.
Ata që vuajnë nga një sëmundje e rëndë do duhet të dorezojnë dokumenta zyrtare të përkthyera dhe të jënë të legalizuara nga Ministria e Puneve te Jashtme (Vule Apostile)