Thursday, 21 November 2024
greek albanian
Fillimi arrow Sherbimet arrow Shërbime të tjera arrow Ҫështje ushtarake

Ҫështje ushtarake



Kalimi si rezervistë të cilët janë rezidente jashtë vendit.


Rezervistët hyjnë në kategorinë e rezervistëve të cilët banojnë jashtë vendit, nëse vendbanimi i tyre ndryshon dhe tani ata jetojnë jashtë vendit.

Ndalohet lëshimi i pasaportave për rezervistët, përveҫ atyre të cilët janë rezidentë të përhershëm jashtë vendit.

Lejohet hyrja dhe qëndrimi në Greqi për rezervistët të cilët janë banorë jashtë vendit, pa kontroll të gjendjes së tyre ushtarake, nëse nuk kalojnë tridhjetë (30) ditëshin e qëndrimit në Greqi për gjatë gjithë vitit.

Dokumentat e kërkuara: Vërtetim banimi nga autoritetet konsullore përkatëse

Dokumentacion mbështetës për lëshimin e Vërtetimit të banimit në Shqipëri.

1.Një kërkesë për Autoritetin Konsullor kompetent në Shqiperi (Jepet pranë Autoritetit Konsullor)

2. Ҫertifikata e regjistrimit në Bashkinë përkatëse në Greqi, tek e cila të shfaqet regjistrimi në Regjistrin e meshkujve.

3.Dëshmi studimi ose/dhe punësimi në Shqipëri si më poshtë:

a) Vërtetim nga Universitet në Shqipëri, tek I cili vërtetohet data e parë e regjistrimit dhe se deri në momentin qe do lëshohet vërtetimi I banimit, është student.
b) Vërtetim nga punëdhenesi ku vërtetohet data e parë e marrjes në punë dhe se rekruti punon deri më sot, libreza e sigurimeve shoqërore si dhe vërtetim të kontributeve nga Institucioni I Sigurimeve Shoqërore.

Për të gjithë ata qe janë të vetë-punësuar, vërtetim mbi historikun e ndërmarrjes (Vërtetim të historikut të ndërmarrjes, QKR), ku të duket se ndërmarrja vazhdon të operojë edhe sot, librezë punësimi (Librezë e Sigurimeve Shoqërore) si dhe vërtetim të kontributeve nga Institucioni I Sigurimeve Shoqërore.

4.Dëshmi banimi ne Shqipëri si ҫertifikatë pronësie ose kontratë qiraje, librezë të faturave të energjisë elektrike, ujit apo telefonit fiks, si dhe ҫdo provë tjetër ku vërteton se rekruti është banor I përhershëm në Shqipëri (origjinal dhe fotokopje).

5.Vërtetim I hyrje – daljeve nga Policia e Shtetit Shqiptar (Sistemi TIMS).

Tek vërtetimi i studimit dhe kontributeve shoqërore nga Institucioni I Sigurimeve Shoqërore duhet të jenë te pajisura me Vulën e Hagës nga Ministria e Punëve të Jashtme (Vula Apostille).

Dëshmi mbi pagesën e tarifave konsullore.


6.Mandat pagese 50 € në Alpha Bank ne Shqipëri (për Zyrën Konsullore të Ambasadës së Greqisë në Tiranë si dhe Konsullatës se Përgjithshme të Gjirokastrës), ose Abi Bank (për Konsullatën e Përgjithshme në Korҫë).



Perditesuar per here te fundit Monday, 27 May 2024