Ҫështje ushtarake
- Indeksi Artikullit
- Fillimi
- Dorëzimi i fletës së regjistrimit.
- Shtyrja e rekrutimit për shkak të natyralizimit
- Shtyrja e rekrutimit për arsye studimi.
- Shtyrja e rekrutimit për arsye sociale.
- Shtyrja e rekrutimit për rezidentë të përhershëm jashtë vendit.
- Kohëzgjatja e detyrimit ushtarak për rezidentët e përhershëm jashtë vendit.
- Pamundësia për tu transferuar për rekrutim për ushtarët dhe rezervistët, për arsye shëndetësore.
- Arsye objektive të pamundësisë për rekrutim.
- Njohja e shërbimit ushtarak në Forcat e Armatosura të shteteve aleate ose vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
- Llogaritja e detyrimeve ushtarake të rekrutëve, rezervistëve dhe hoplitëve të cilët kanë mbushur moshën tridhjetë e tre (33) vjeҫ
- Përjashtim nga kryerja e shërbimit ushtarak për rekrutët rezervë.
- Kalimi si rezervistë të cilët janë rezidente jashtë vendit.
- Legalizime-Përkthime të dokumentave për përdorim ushtarak
Legalizime-Përkthime të dokumentave për përdorim ushtarak.
Në rastet kur në bazë të nenit 72, paragrafi 4 I Ligjit 3421/2005 ‘Rekrutimi për shtetasit Grekë dhe despozita të tjera’, kërkohet të paraqiten dokumentacione shtesë të cilat janë në gjuhë të huaj ose ndërkombëtare, pranohen vetëm nëse janë të legalizuara për vërtetësinë e tyre dhe të përkthyera zyrtarisht në bazë të despozitave të veҫanta tekstuale.
Mënyra të legalizimit të dokumentave të cilat janë në gjuhë tëhuaj ose ndërkombëtare (p.sh. Vërtetim Studimi).
• Konkretisht për dokumentat Shqiptare legalizimit bëhet nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë me Vulën e Hagës (Vula Apostille).
Përkthimi i dokumentave të cilat janë në gjuhë të huaj ose ndërkombëtare.
• Nga avokatë Grekë në bazë të nenit 53, L. 3026/54 (Fletorja Zyrtare 235) ΄Kodi i Avokatëve’.
• Nga shërbimi i përkthimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme Greke.
• Nga të diplomuarit e departamentit të përkthimit dhe interpretimit të gjuhëve të huaja të Universitetit Ionio.
• Nga përkthyes të njohur dhe të miratuar nga Ministria e Drejtësisë Shqiptare (https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2021/02/LISTA-E-PERKTHYESVE) të cileve u behet legalizimi i firmës tek Institucioni Konsullor Grek ne Shqipëri (neni 2 Α2ΠΔ16/2014).