Ҫështje ushtarake
- Indeksi Artikullit
- Fillimi
- Dorëzimi i fletës së regjistrimit.
- Shtyrja e rekrutimit për shkak të natyralizimit
- Shtyrja e rekrutimit për arsye studimi.
- Shtyrja e rekrutimit për arsye sociale.
- Shtyrja e rekrutimit për rezidentë të përhershëm jashtë vendit.
- Kohëzgjatja e detyrimit ushtarak për rezidentët e përhershëm jashtë vendit.
- Pamundësia për tu transferuar për rekrutim për ushtarët dhe rezervistët, për arsye shëndetësore.
- Arsye objektive të pamundësisë për rekrutim.
- Njohja e shërbimit ushtarak në Forcat e Armatosura të shteteve aleate ose vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
- Llogaritja e detyrimeve ushtarake të rekrutëve, rezervistëve dhe hoplitëve të cilët kanë mbushur moshën tridhjetë e tre (33) vjeҫ
- Përjashtim nga kryerja e shërbimit ushtarak për rekrutët rezervë.
- Kalimi si rezervistë të cilët janë rezidente jashtë vendit.
- Legalizime-Përkthime të dokumentave për përdorim ushtarak
Shtyrja e rekrutimit për shkak të natyralizimit.
Bëhet shtyrja e rekrutimit tek Forcat e Armatosura për ata të cilët përfitojnë kombësinë greke në bazë të ligjit 3284/2004 (A’ 217) ose në bazë të dispozitave të tjera, e cila parashikon vullnetin e lirë të palës së interesuar për perfitimin e saj.
Kjo shtyrje zgjat një (1) vit nga data e regjistrimit të rekrutit tek Regjistrat e Gjëndjes Civile dhe shkëputet vetëm me kërkesë nga ana e tij.
Shtyrja e sipër përmendur lëshohet nga Insitucioni Ushtarak, në bazë të vendimit të regjistrimit të rekrutëve në Regjistrin e Gjendjes Civile, nga i cili rrjedhon dhe baza për të drejtën ligjore për përfitimin e kombësise Greke.