Thursday, 21 November 2024
greek albanian
Fillimi arrow Sherbimet arrow Shërbime të tjera arrow Ҫështje ushtarake

Ҫështje ushtarake

Shtyrja e rekrutimit për arsye studimi.

Bëhet shtyrja e rekrutimit tek Forcat e Armatosura për ata te cilet gjate periudhes se detyrueshme per rekrutim jane:
a)    Nxënes gjimnazi, gjimnazi me kohë të pjesshme ose të shkollave specifike.
b)    Nxënës të instituteve të arsimit profesional, të arsimit bazë para - universitar, shkollave të natës ose të arsimit të mesëm të orientuar.
c)    Studentë të regjistruar për të vazhduar arsimin universitar ose pas - universitar dhe për tu pasjisur me diplomë te specializimit.
d)    Studentë të regjistruar për tu pajisur me diplomën e doktoraturës.
e)    Studentë të qendrave të arsimit universitar të cilat kanë bazën e tyre në Greqi dhe janë të lidhur me insitucione të arsimit universitar dhe pas – universitar jashtë vendit.

Shtyrja e rekrutimit për arsye studimi lëshohet për arsye studimi nga institucion arsimos vendor ose i jashtëm, shtetëror ose i njohur nga insitucioni përkates i shtetit, të jetë i regjistruar në sistemin zyrtar arsimor dhe përdor gjuhë zyrtare.

Dokumentat e kërkuara.

1.Kërkesa
2.Ҫertifikatë ose vërtetim i vitit akademik / shkollor aktual të cilat të jënë të legalizuara nga Ministria e Puneve te Jashtme (Vule Apostile) dhe të përkthyera, nga të cilat të shfaqen:
a) Të dhënat e sakta të nxenesit/studentit.
b) Data e regjistrimit si dhe niveli arsimor i shkollës/universitetit.
c) Klasa, dega dhe viti shkollor/ gjashtë mujorshi i studimit.
d) Kohëzgjatja minimale e studimit dhe rastit të mundshëm të praktikës/programit.

Nëse bëhet fjalë për arsimim jashtë vendit kerkohet gjithashtu dokumenta ku të tregohet vendi ku ndodhet selia e shkollës dhe funksioni i saj, që është e njohur nga shërbimet shtetërore kompetente, është pjesë e sistemit arsimor të vendit në fjalë, si dhe të perdorë gjatë mësimdhënies gjuhë te njohur ndërkombëtare. Veҫanërisht studentët e qëndrave të studimit universitar, përveҫ ҫertifikatës apo vërtetimit nga insitucioni arsimor bashkëpunues jashtë vendit, të paraqesin shtesë dhe vërtetim regjistrimi tek Qendra e Arsimit Universitar, e njohur dhe e legalizuar nga Ministria e Arsimit.

Shtyrja e rekrutimit për arsye studimi ndërpritet para përfundimit të kohëzgjatjes së kërkesës së interesuarit. Bashkë me aplikimin e të interesuarit paraqesin gjithashtu ҫertifikata që konfirmojnë njohuritë gramatikore (Diplomë) të fituara gjatë marrjes së shtyrjes së ushtrisë, e cila të jetë e legalizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme (Vulë Apostile) dhe e përkthyer.



Perditesuar per here te fundit Monday, 27 May 2024