Ҫështje ushtarake
- Indeksi Artikullit
- Fillimi
- Dorëzimi i fletës së regjistrimit.
- Shtyrja e rekrutimit për shkak të natyralizimit
- Shtyrja e rekrutimit për arsye studimi.
- Shtyrja e rekrutimit për arsye sociale.
- Shtyrja e rekrutimit për rezidentë të përhershëm jashtë vendit.
- Kohëzgjatja e detyrimit ushtarak për rezidentët e përhershëm jashtë vendit.
- Pamundësia për tu transferuar për rekrutim për ushtarët dhe rezervistët, për arsye shëndetësore.
- Arsye objektive të pamundësisë për rekrutim.
- Njohja e shërbimit ushtarak në Forcat e Armatosura të shteteve aleate ose vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
- Llogaritja e detyrimeve ushtarake të rekrutëve, rezervistëve dhe hoplitëve të cilët kanë mbushur moshën tridhjetë e tre (33) vjeҫ
- Përjashtim nga kryerja e shërbimit ushtarak për rekrutët rezervë.
- Kalimi si rezervistë të cilët janë rezidente jashtë vendit.
- Legalizime-Përkthime të dokumentave për përdorim ushtarak
Shtyrja e rekrutimit për rezidentë të përhershëm jashtë vendit.
Bëhet shtyrja e rekrutimit tek Forcat e Armatosura për ata te cilët kanë statusin e rezidentit të përhershëm jashtë vendit. Si rezidentë të përhershëm jashtë vendit per zbatimin e ketij
ligji konsiderohen ata të cilët plotësojnë një nga kushtet e mëposhtme:
a) Ata të cilët kanë rezidencën e tyre të përhershme jashtë vendit të paktën për njëmbëdhjetë vitet e fundit në nje ose disa vende të tjera.
b) Ata të cilët kanë një strukturë jetese dhe banojnë jashtë për shtatë vjet rrjesht, në një ose disa vende të tjera.
Dokumentat e kërkuara:
Dokumentacioni mbështetës për lëshimin e certifikatës së rezidentit të përhershëm jashtë vendit, në Shqipëri.
Dokumentacioni i përgjithshëm.
1. Një kërkesë për Autoritetin kompetent Konsullor të Greqisë në Shqipëri (jepet pranë Autoritetit Konsullor).
2. Certifikata e regjistrimit në Bashkinë përkatëse Greke, tek e cila të duket regjistrimi në Regjistrat e Gjendjes Civile, si edhe Vendimi i përfitimit të nënshtëtesisë (për personat që kanë fituar nënshtëtesinë greke me natyralizim).
3. Të gjitha pasaportat që ka në pronësi rekruti nga Greqia si dhe / ose Shqipëria, të vlefshme apo dhe të skaduara, si edhe fotokopje të tyre.
Dokumentacioni mbështetës për periudhën deri në moshën e pjekurisë së rekrutit.
4. Të gjitha deftesat e rekrutit për çdo vit të shkollës që ai ka ndjekur në Shqipëri (origjinale dhe fotokopje). Ne rast se disa nga dokumentat nuk janë te disponueshme, kërkohet vërtetim studimi nga shkolla.
5. Libreza e punës, Libreza e Sigurimeve Shoqërore si edhe vertetim te kontributeve nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore te prindërve të rekrutit duke treguar se ata ishin duke punuar jashtë shtetit qe nga data e lindjes ose të banimit të rekrutit në Shqipëri deri në moshën e tij madhore.
Për prindërit të cilët janë të vetë-punësuar, vërtetim mbi historikun e ndërmarrjes (Vërtetimi i Historikut të Kompanisë, merret pranë Q.K.R.-së) si edhe vertetim te kontributeve nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore nga data e lindjes ose e banimit të rekrutit deri në moshën e madhore të tij.
6. Certifikatë Pronësie apo kontrata qiraje të strehimit, librezë të pagesave të faturave të energjisë elektrike, ujit apo telefonit fiks, si edhe çdo informacion tjetër nga e cila vërtetohet se prindërit kanë banuar përgjithmonë në Shqipëri (origjinale dhe fotokopje).
7. Vertetimi I hyrje-daljeve nga Policia e Shtetit Shqiptare (të dhenat e sistemit TIMS) për prindërit e rekturit deri në moshën e tij madhore si edhe për vetë rekrutin.
Për prindërit e divorcuar kërkohet Vendimi i Gjykates, tek i cili të vërtetohet cili nga të dy prindërit ka kujdestarinë e të interesuarit. Që nga data e marrjes së kujdestarisë edhe në vazhdim, kerkohen vertetime punësimi dhe siguracionesh vetëm nga prindi që ka kujdestarinë.
Vertetimet nga shkollat edhe vertetimet e kontributeve duhet të jenë të pajisura me Vulën Apostille nga Ministria e Punëve të Jashtme
Dokumentacioni mbështetës për periudhën mbas moshës madhore të rekrutit.
8. Dëshmi e studimit apo të punësimit, gjatë kohës që është në marrëdhënie pune në Shqipëri, si me poshtë:
a) Certifikatë apo Dëshmi të Universiteteve Shqiptare, e cila do të vërtetojë se që në datën e regjistrimit të parë dhe deri në datën e lëshimit të certifikatatës së rezidentit jashtë shtetit ku vazhdon ende të jetë student.
b) Vërtetim nga punëdhënësit ku të deklarohet data e marrjes në punë si dhe cilësimi që vazhdon të jetë në marrëdhënie pune deri më sot ( Libreza e Sigurimeve Shoqërore) si edhe vertetim te kontributeve nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore .
Për ata që janë të vetë-punësuar, historiku i funksionimit të ndërmarrjes (Vërtetimi i Historikut të Kompanisë, merret paranë Q.K.R.) ku duket se ndërmarrja vazhdon të operojë deri sot (si dhe Libreza e Sigurimeve Shoqërore).
9. Certifikatë Pronësie apo kontrata qiraje të strehimit, librezat e pagesave të faturave të energjisë elektrike, ujit apo telefonit fiks, si edhe çdo informacion tjetër nga i cili vërtetohet se rekruti banon në Shqipëri (origjinale dhe fotokopje).
Vertetimet nga shkollat edhe vertetimet e kontributeve duhet të jenë të pajisura me Vulën Apostille nga Ministria e Punëve të Jashtme
Dokumentacioni në rastin e rekrutëve me qëndrim të mëparshëm në një vend tjetër të huaj.
10. Konfirmimi i Konsullatës përkatëse Greke të vendit kompetent paraprak ose të mëparshëm të banimit të rekrutit, i cili do vërtetojë në mënyrë të ligjshme rezidencën e përhershme të tij.
Dëshmi mbi pagesën e tarifave konsullore
11. Pagesë (faturë) 50 euro depozita e shumës në bankë duhet të bëhet domosdoshmërisë në të njëjtin ditë që është caktuar takimi me Autoritetin Konsullor. Depozita bëhet në Bankën OTP të Shqipërisë për Zyrën Konsullore të Ambasadës së Tiranës dhe Konsullatën e Përgjithshme të Gjirokastes, ose në Bankën ABI në Shqipëri për Konsullatën e Përgjithshme të Korçës.