Ҫështje ushtarake
- Indeksi Artikullit
- Fillimi
- Dorëzimi i fletës së regjistrimit.
- Shtyrja e rekrutimit për shkak të natyralizimit
- Shtyrja e rekrutimit për arsye studimi.
- Shtyrja e rekrutimit për arsye sociale.
- Shtyrja e rekrutimit për rezidentë të përhershëm jashtë vendit.
- Kohëzgjatja e detyrimit ushtarak për rezidentët e përhershëm jashtë vendit.
- Pamundësia për tu transferuar për rekrutim për ushtarët dhe rezervistët, për arsye shëndetësore.
- Arsye objektive të pamundësisë për rekrutim.
- Njohja e shërbimit ushtarak në Forcat e Armatosura të shteteve aleate ose vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
- Llogaritja e detyrimeve ushtarake të rekrutëve, rezervistëve dhe hoplitëve të cilët kanë mbushur moshën tridhjetë e tre (33) vjeҫ
- Përjashtim nga kryerja e shërbimit ushtarak për rekrutët rezervë.
- Kalimi si rezervistë të cilët janë rezidente jashtë vendit.
- Legalizime-Përkthime të dokumentave për përdorim ushtarak
Kohëzgjatja e detyrimit ushtarak për rezidentët e përhershëm jashtë vendit.
Rezidentët e përhershëm jashtë vendit, nëse dëshirojnë mund të transferohen në shërbimin e detyrueshëm ushtarak gjashtë (6) mujorsh.
Të gjithë ushtarët që bëjnë transferimin në shërbimin e detyrueshëm ushtarak të reduktuar (6 mujorsh), si rezidentë të përhershëm jashtë vendit, shkarkohen përgjithmonë nga Forcat e Armatosura përderisa dëshirojne, pas plotësimit tre (3) mujorsh të kryerjes së shërbimit ushtarak të detyrueshëm, me kushtin që të kenë lindur dhe të banojnë në mënyrë të ligjshme jashtë vendit.
Lejohet përmbushja e pjesshme e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për rezidentët e përhershëm jashtë vendit, të cilët klasifikohen sipas rradhës ose kurdo pasi ju ka ardhur thirrja për rekrutim. Të gjithë ata të cilët kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të pjesshëm për herë të parë, planifikohen me klasifikimin e parë të rradhës për rekrutim.
Ata që përmbushin shërbimin e detyrueshëm të pjesshëm mundet me një deklaratë, e cila paraqitet pranë Njesisë se tyre para së të përmbushet periudha kohore e detyrimit që ata morrën përsipër të kryejnë, ku të kërkojnë vazhdimin e plotë të kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak ose të një pjese tjetër të tij, me kushtin e vetëm se pjesa e mbetur që ata do kryejnë mos jetë më pak se një muaj.
Dokumentat e kërkuara: Kërkesa, ҫertifikata si rezident i përhershëm jashtë vendit, fleta e regjistrimit.