Vizat kombëtare
Dokumentat e përgjithshme
1. Formular aplikimi i plotësuar plotësisht dhe i firmosur për vizë qëndrimi të gjatë, të shoqëruar me një fotografi të kohëve të fundit, me ngjyra të aplikuesit.
2. Pasaportë ose dokument tjetër udhetimi i cili njihet nga Greqia që përmban të paktën dy faqe bosh dhe është lëshuar brënda dhjetëvjeçarit të kalueshëm. Afati i skadencës së pasaportës (ose të dokumentit tjetër të udhëtimit) duhet të tejkaloj me tre muaj afatin e vlefshmërisë së vizës.
3. Kopje e dëshmisë së penalitetit e legalizuar nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë me të cilen verifikohet gjëndja penale e aplikuesit.
4. Raport mjekësor nga institucion i njohur shtetëror, nga i cili të rezultojë se nuk vuan nga asnjë sëmundje e cila mund teë përbëj rrezik për shëndetin publik, sipas të dhënave ndërkombëtare dhe Organizatës Botërore të Shëndetit, siç dhe nga të tjera sëmundje ngjitëse ose parazitare, për të cilat nevojitet të merren masa për të mbrojtur shëndetin publik. Tek i cili duhet te vendoset vula e Konventes se Hages (Apostille) nga Ministria e Puneve te Jashtme e Shqiperise.
Shënim: Siguracioni i udhëtimit nuk kërkohet për aplikimet e vizave te bashkimeve familjar si dhe për vizat homogjene.
5.Depozitë (faturë pagese) për tarifën e vizës kombëtare (shiko këtu) nga ΟTP Bank në Shqipëri (për Zyrën Konsullore të Ambasadës Greke dhe Konsullatës së Përgjithshme të Gjirokastrës ), ose në Bankën Kombëtare Greke në Shqipëri (për Konsullatën e Përgjithshme të Korcës) edhe kopje bardhe dhe zeze te saj.
* (Per Vizë punësimi dhe per Vizë studimi)
Certifikata e Lindjes tek i cili duhet te vendoset vula e Konventes se Hages (Apostille) nga Ministria e Puneve te Jashtme e Shqiperise