Thursday, 21 November 2024
greek albanian
Fillimi arrow Sherbimet arrow Vizat arrow Vizat kombëtare

Vizat kombëtare



Vizë hyrje per homogjenë

Për lëshimin e Kartës së Posacme të Homogjenit (E.Δ.T.O.) dhe Lejes së Qndrimit Uniforme (A.Δ.E.T.), homogjenët e  interesuar me shtetësi shqiptare dhe të asimiluarit me ta Vllehër, ju nevojitet të pajisen me vizë kombëtare homogjene.

Përbëjnë përjashtim, nuk ju nevojitet një vize e tillë per t’u pajisur me E.Δ.T.O. dhe A.Δ.E.T., homogjenëve të cilët e kanë origjinën nga zonat të cilat përmënden në katalogun e mëposhtëm.

Viza homogjene lëshohet tek të interesuarit, në rast se ata dorëzojnë pranë

Institucionit kompetent Konsullor, dokumentat e mëposhtme:

A) Dokumenta


1. Certifikatë lindje nga institucion shqiptar

2. Certifikatë martese nga institucion shqiptar për femra të martuara të cilat kanë ndryshuar mbiemrin për arsye  martese.

3. Certifikatë familjare të të parëve (prindërve, gjyshërve, gjysheve) të të interesuarit (trungu familjar), nga të cilët ka prejardhjen homogjene.

4. Certifikatë familjare të të interesuarit.

5. Certifikatë e Gjendjes Gjyqësore Shqipetare (Deshmi penaliteti).

6. Ne raste kur prejardhje greke eshte nga ana e mamase: Certifikate martesore te prinderve.

Të gjitha dokumentet duhen te jene te legalizuara me vulen e Konventes se Hages (Apostille) nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë dhe te përkthyera ose nga përkthyes i certifikuar https://metafraseis.services.gov.gr/ )  , ose nga nje avokat grek i autorizuar ne Greqi, ose nga përkthyes të diplomuar të Departamentit te Gjuhëve të Huaja, Përkthimit dhe Intepretimit të Universitetit Ionio.

Emrat në certifikatat duhet të jenë identikë dhe në rast ndryshimi, duhet të depozitohet një vertetim që eshte i njëjti person. Përkthimi i emrint dhe  mbiermrit e aplikantit duhet të jetë me shkronja të vogla dhe të theksuara.

B) Dokumenta të tjera

7. Dëshmi Penaliteti Greke, ne rast qendrimi me shume se 3 muaj ne Greqi

8. Fotokopje e Kartave te Posacme te Homogjenit E.Δ.T.O. të pjestarëve të familjes si dhe fotokopje të vizave në bazë të të cilave janë marr E.Δ.T.O. (në rast se disponojnë).

9. Cfarëdo lloj dokumenti i cili vërteton prejardhjen greke.

10. Formular aplikimi i plotësuar plotësisht dhe i firmosur për vizë qëndrimi të gjatë, të shoqëruar me një fotografi të kohëve të fundit, me ngjyra të aplikuesit.

11. Pasaportë ose dokument tjetër udhëtimi i njohur nga Greqia që të ketë të paktën dy faqe bosh dhe të jetë lëshuar brënda dhjetëvjecarit të fundit. Kohëzgjatja e pasaportes të vlefshme( ose të dokumentit të udhëtimit) duhet të tejkaloj tre muaj datën perfundimtare të kohëzgjatjes së vizës.

12. Raport mjekësor nga spital shtetëror i akredituar, nga i cili të rezultoj se nuk vuan nga asnjë sëmundje e cila mund të përbëj rrezik për shëndetin publik, në bazë të të dhënave ndërkombëtare dhe të Oraganizatës Botërore të Shëndetit, sic dhe nga sëmundje infektuese, ose ngjitëse, për të cilat nevojiten masa mbrojtëse për mbrojtjen e shëndetit publik. Tek i cili duhet te vendoset vula e Konventes se Hages (Apostille) nga Ministria e Puneve te Jashtme e Shqiperise.

13.Pagese (faturë ) 20 euro për  vizën së homogjenit  ne ΟTP Bank ne Shqiperi per Zyren Konsullore te Ambasades se Greqise ne Tirane dhe per Konusalleten e Pergjithshme te Greqise ne Gjirokaster, ose ne Abi Bank per Konsullaten e Pergjithshme te Greqise ne Korce. Depozita e shumës në bankë duhet të bëhet ditë kur është caktuar data e intervistës KUJDES jo diten e kontrollit te dokumentacionit.



Perditesuar per here te fundit Wednesday, 23 October 2024