Vizat kombëtare
Vizë hyrje për pjestarë të familjes të homogjenit
Tek pjestarët e familjes së homogjenit, pasi të jenë paraqitur vet dhe të kenë dhënë intervistë, mund t’ju akordohet vizë kombëtare në rast se dorëzojnë në Zyrën Konsullore:
A) Dokumenta te pergjithshme
1. Fotokopje të Kartës së Posasme të Homogjenit (E.DH.T.O) .
2. Formular aplikimi i plotësuar plotësisht dhe i firmosur për vizë qëndrimi të gjatë, të shoqëruar me një fotografi të kohëve të fundit, me ngjyra të aplikuesit.
3. Pasaportë ose dokument tjetër udhëtimi i njohur nga Greqia që të ketë të paktën dy faqe bosh dhe të jetë lëshuar brënda dhjetëvjecarit të fundit. Kohëzgjatja e pasaportes të vlefshme( ose të dokumentit të udhëtimit) duhet të tejkaloj tre muaj datën perfundimtare të kohëzgjatjes së vizës.
4. Dëshmi Penaliteti Greke, ne rast qendrimi me shume se 3 muaj ne Greqi
5. Raport mjekësor nga institucion i njohur shtetëror, nga i cili të rezultojë se nuk vuan nga asnjë sëmundje e cila mund teë përbëj rrezik për shëndetin publik, sipas të dhënave ndërkombëtare dhe Organizatës Botërore të Shëndetit, siç dhe nga të tjera sëmundje ngjitëse ose parazitare, për të cilat nevojitet të merren masa për të mbrojtur shëndetin publik. Tek i cili duhet te vendoset vula e Konventes se Hages (Apostille) nga Ministria e Puneve te Jashtme e Shqiperise.
6. Depozitë (faturë pagese) për tarifën e vizës së homogjenit (kushton 20 euro) nga ΟTP Bank ne Shqiperi per Zyren Konsullore te Ambasades se Greqise ne Tirane dhe per Konusalleten e Pergjithshme te Greqise ne Gjirokaster, ose ne Abi Bank per Konsullaten e Pergjithshme te Greqise ne Korce. Depozita e shumës në bankë duhet të bëhet ditë kur është caktuar data e intervistës KUJDES jo diten e kontrollit te dokumentacionit.
Β) Certifikata, sipas kategorisë së aplikuesit
Të gjitha dokumentet duhen te jene te legalizuara me vulen e
Konventes se Hages (Apostille) nga Ministria e Punëve të Jashtme e
Shqipërisë dhe te përkthyera ose nga përkthyes i certifikuar https://metafraseis.services.gov.gr/ , ose nga
nje avokat grek i autorizuar ne Greqi, ose nga përkthyes të diplomuar të
Departamentit te Gjuhëve të Huaja, Përkthimit dhe Intepretimit të
Universitetit Ionio.
Emrat në certifikatat duhet të jenë identikë
dhe në rast ndryshimi, duhet të depozitohet një vertetim që eshte i
njëjti person. Përkthimi i emrint dhe mbiermrit e aplikantit duhet të
jetë me shkronja të vogla dhe të theksuara.Bashkëshorti /tja e/i homogjenit
1. Certifikatë lindje nga institucion shqipatr
2. Certifkatë martese
3. Certifikatë familjare
4. Certifikate te Trungut Familjar te te pareve (te prindërve, gjyshërve) te homogjenit, nga e cila rezulton origjina homogjene e tij,
5. Certifikatë e Gjendjes Gjyqësore Shqipetare (Deshmi penaliteti)
Fëmijë homogjeni nën moshën 18 vjec
1. Certifikatë lindje nga institucion shqiptar
2. Certifikatë të gjëndjes familjare nga e cila të rezultoj lidhja familjare
3. Certifikate te Trungut Familjar te te pareve (te prindërve, gjyshërve) te homogjenit, nga e cila rezulton origjina homogjene e tij,
4. Dëshmi Penaliteti [në rast se është mbi moshën katërmbëdhjetë (14) vjec]
5. Në lidhje me femijë të adoptuar ose të njohur nevojitet të dorëzohet akti përkatës i institucionit kompetent të huaj ose vendim gjyqësor.
Femijë i bashkëshortit/es së homogjenit nga dasëm e përparme
1. Certifikatë lindje nga institucion shqiptar
2. Certifikatë martese
3. Certifikatë të gjëndjes familjare
4. Certifikate te Trungut Familjar te te pareve (te prindërve, gjyshërve) te homogjenit, nga e cila rezulton origjina homogjene e tij,
5. Dokument zyrtar nga Institucion kompetent të huaj me të cilin verifikohet se kujdestaria i është caktuar bashkshorti/es të homogjenit/es
6. Dëshmi Penaliteti [në rast se është mbi moshën katërmbëdhjetë (14) vjec]
I/e veja e homogjenit
1. Certifikatë lindje nga institucion shqiptar
2. Certifkatë martese
3. Certifikatë të gjëndjes familjare
4. Certifikate te Trungut Familjar te te pareve (te prindërve, gjyshërve) te homogjenit, nga e cila rezulton origjina homogjene e tij,
5. Akt vdekje të të vdekurit homogjen
6. Dëshmi Penaliteti