Vizat kombëtare
Bashkim familjar
I huaji i cili jeton ligjërisht në Greqi, të paktën dy vjet, mundet të dorëzoj kërkesë në Administratën e Deçentralizuar për bashkim familjar me pjestarët e familjes të tij (bashkshortë/e dhe femijë të mitur), në rast se ata jetojnë jashtë shtetit.
Zyra Konsullore kompetente, pasi të mari dosjen e plotë të çështjes, e kontrollon, nëpërmjet një interviste paraprake duke u paraqitur vet personi, nëse ekziston lidhja familjare si dhe nëse pjestarët, të cilët jetojnë jashtë shtetit, plotësojnë kriteret e anëtarësimit në Greqi, duke shprehur rekomandimin përkatës drejt Administratës Vendore.
Më pas, dhe nëse i dërgohet vendimi i miratimit për bashkim familjar Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Vendore, Zyra Konsullore kompetente mundet të akordojë vizën përkatëse.
Dokumentacioni i nevojshëm:
I interesuari duhet të dorezojë:
- Çertifikatë lindje e legalizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë
- Çertifikatë martese e legalizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë
- Çertifikatë famijare e legalizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë
- Fotokopje e pasaportes te bashkeshortit/tes (te gjitha faqet).
- Vertetim mbi hyrjet dhe daljet nga policia shqiptare, nga sistemi shqiptar TIMS
- Dëshmi Penaliteti Greke (origjinale) me të cilen verifikohet gjëndja penale e aplikuesit ne Greqi.
- Dëshmi Penalitetit e legalizuar nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë me të cilen verifikohet gjëndja penale i/e bashkeshorti/es qe i eshte bere ftesa.
- Dëshmi Penaliteti Greke, ne rast qendrimi me shume se 3 muaj ne Greqi.
- Raport mjekësor (https://www.mfa.gr/albania/images/docs/ethnikes_theoriseis/certifikate_mjekesore.pdf ) nga institucion i njohur shtetëror, nga i cili të rezultojë se nuk vuan nga asnjë sëmundje e cila mund teë përbëj rrezik për shëndetin publik, sipas të dhënave ndërkombëtare dhe Organizatës Botërore të Shëndetit, siç dhe nga të tjera sëmundje ngjitëse ose parazitare, për të cilat nevojitet të merren masa për të mbrojtur shëndetin publik. Tek i cili duhet te vendoset vula e Konventes se Hages (Apostille) nga Ministria e Puneve te Jashtme e Shqiperise.
- Per fëmijët kartela e vaksinimit bashkangjitur me raportin mjekësor. (https://www.mfa.gr/albania/images/docs/ethnikes_theoriseis/certifikate_mjekesore.pdf ) Tek i cili duhet te vendoset vula e Konventes se Hages (Apostille) nga Ministria e Puneve te Jashtme e Shqiperise.
- Per femijet kopje të dëftesës per tre vitet e fundit shkollor.
- Dokumentacionin e përgjithshëm
Deshmi pagese ( te tarifes 90 Euro) ne ΟTP Bank ne Shqiperi per Zyren Konsullore te Ambasades se Greqise ne Tirane dhe per Konusalleten e Pergjithshme te Greqise ne Gjirokaster, ose ne Abi Bank per Konsullaten e Pergjithshme te Greqise ne Korce. Depozita e shumës në bankë duhet të bëhet ditë kur është caktuar data e e marrjes se vizes ΚUJDES jo ditën e intervistës.