Sunday, 2 February 2025
greek albanian
Fillimi arrow Sherbimet arrow Vizat arrow Vizat kombëtare

Vizat kombëtare

Vizë për punësim afatgjatë

I huaji i cili dëshiron të punësohet në Greqi për punësim afatgjatë, të paktën një vit, në një punëdhënës konkret , mund t’i akordohet, pas paraqitjes të vet personit dhe të intervistës përkatese, vizë kombëtare.

Viza në fjalë mund të akordohet pasi të kenë ardhur në Zyrën Konsullore, nga shërbimi kompetent i Emigracionit dhe Migracionit i Administratës Vendore ose nëpërmjet postës, ose, pas kërkesës të punëdhënësit të interesuar dhe me kushtin se merr përsiper shpenzimet e dërgimit, nëpërmjet ELTA (postës greke) ose nëpërmjet kompanive private:

  • Vendimi i Sekretarit të Përgjithshëm i Administratës Vendore me të cilin aprovohet punësimi afatgjatë në një punëdhënës konkret.
  • Kopje e legalizuar e kontratës së punës afatgjatë për një vit minimumi në Greqi duke njëhsuar me origjinalin firmën e punëdhënësit nga një institucion publik nga e cila të rezultojë se pagesa e tij është e barabartë me të ardhurat mujore me punëtorin pa përvoje, siç caktohen nga Shoqata Kombëtare e Përgjitshme e Kontratës së Punës siç dhe periudha e punësimit  ose një deklaratë , ( në të cilën do të përmëndet se pagesa e të punesuarit është e barabartë me të ardhurat mujore siç caktohen nga Shoqata Kombetare e Përgjitshme e Kontratës së Punës siç dhe periudha e punësimit  të tij ).I huaji i interesuar, thërritet dhe firmos kontratën e punës të lartëpërmëndur në Zyrën Konsullore.

Dokumentat e nevojshme:

Aplikusei për vizë kombëtare për punësim afatgjatë duhet të dorëzojë:

  • Çertifikatë lindje e legalizuar nge Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërise
  • Dëshmi Penaliteti Greke (origjinale) me të cilen verifikohet gjëndja penale e aplikuesit ne Greqi.
  • Siguracion i udhëtimit, me kohëzgjatje për tre muaj, me të cilin mbulohen shpenzimet të cilat mund të paraqiten në rast kthimi për asrye mjekësore, për kujdesin emergjent mjekësor ose /dhe kujdes spitalor urgjent.
  • Dokumentat e përgjithshme

Pagesë (faturë) 180 euro për vize pune afatgjate, depozita e shumës në bankë duhet të bëhet domosdoshmërisë nje dite para ose në të njëjtin ditë që është caktuar takimi me Autoritetin Konsullor. Depozita bëhet në Bankën OTP të Shqipërisë për Zyrën Konsullore të Ambasadës së Tiranës dhe Konsullatën e Përgjithshme të Gjirokastes, ose në ABI Bank në Shqipëri për Konsullatën e Përgjithshme të Korçës.

Për të parë listën e takimeve të programuar të Zyrës Konsullore të Ambasadës së Greqisë në Tiranë, për akordim vize për punësim afatgjatë shtypni këtu



Perditesuar per here te fundit Wednesday, 23 October 2024