Tuesday, 3 December 2024
greek albanian
Fillimi arrow Sherbimet arrow Vizat arrow Vizat kombëtare

Vizat kombëtare

Vizë për punësim sezonal

I huaji i cili dëshiron të punësohet në Greqi përkohësisht, për një periudhë kohore deri në 9 muaj, për një periudhë dymbëdhjetë mujore, në një fushë që lidhet me punësim të perkohshëm , karakter sezonal, me lidhje pune të një kohe të caktuar për një punëdhënës dhe lloji punësimit konkret, mund të jepet, pas paraqitjes të vet personit dhe të intervistes përkatëse, vizë kombëtare me vlefshmëri të barabartë me kohëzgjatjen e punësimit, siç rezulton nga kontrata e punës, e cila nuk mund të tejkaloj 9 muaj.

Viza në fjalë mund të jepet pasi të kenë ardhur në Zyrën Konsullore, nga sherbimi kompetent i Emigracionit dhe Migracionit i Administratës Vendore:

  • Vendimi i Sekretarit të Pergjithshëm i Administratës Vendore me të cilin aprovohet punësimi ,në sektorin e  punësimit sezonal për periudhë kohore deri në 9 muaj gjithsej për një periudhë prej dymbëdhjete muajsh.
  • Kopje e legalizuar e kontratës të punësimit afatgjatë për një vit minimumi në Greqi duke njëhsuar me origjinalin firmën e punëdhënësit nga nje institucion publik , nga e cila do rezultojë punësimi i shtetasit të vendit të tretë në një punëdhënës dhe vend konkret, lloji i punës, kohëzgjatja dhe pagesa e të punësuarit, e cila nuk mund te jetë, në asnjë mënyrë, më e vogël nga pagesa e një punëtori të pakualifikuar, siç përcaktohen nga Shoqata Kombëtare e Kontratës së Punës , e legalizuar nga departamenti kompetent i Inspektoratit të Punës. Shtetasi i huaj i interesuar, thërritet dhe firmos kontratën e punës sezonale të lartëpërmëndur në Zyrën Konsullore. Sipas Marrëveshjes dypaleshe së Punësimit Sezonal të fuqisë punëtore Greqi Shqipëri , nevojitet legalizimi i firmës së punëtorit Shqiptar nga Zyra Knsullore.

Dokumentat e nevojshme:

Aplikanti për vizë kombëtare për punësim sezonal duhet të dorëzojë:

  • Çertifikatë lindje të legalizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë
  • Dëshmi Penaliteti Greke (origjinale) me të cilen verifikohet gjëndja penale e aplikuesit ne Greqi.
  • Siguracion i udhëtimit, me kohëzgjatje për tre muaj, me të cilin mbulohen shpenzimet të cilat mund të paraqiten në rast kthimi për asrye mjekësore, për kujdesin emergjent mjekësor ose /dhe kujdes spitalor urgjent.
  • Dokumentat e përgjithshme

Pagesë (faturë) 75 euro për vizen sezonale, depozita e shumës në bankë duhet të bëhet domosdoshmërisë  nje dite para ose në të njëjtin ditë që është caktuar takimi me Autoritetin Konsullor. Depozita bëhet në Bankën OTP të Shqipërisë për Zyrën Konsullore të Ambasadës së Tiranës dhe Konsullatën e Përgjithshme të Gjirokastes, ose në ABI Bank në Shqipëri për Konsullatën e Përgjithshme të Korçës.

Për të parë listën e takimeve të programuar të Zyrës Konsullore të Ambasadës së Greqisë në Tiranë, për akordim vize për punësim sezonal shtypni këtu.



Perditesuar per here te fundit Wednesday, 23 October 2024