Thursday, 21 November 2024
greek albanian
Fillimi arrow Sherbimet arrow Vizat arrow Vizat kombëtare

Vizat kombëtare

Vizë hyrje për formim profesional

Te huajit, i cili dëshiron të hyjë në Greqi për trajnim profesional në Institut Trajnimi Profesional shtetëror ose privat mund t’i akordohet, pas paraqitjes të vet personit dhe intervistës përkatëse pranë Zyrës Konsullore, vizë kombëtare, në rast se paraqet:

  • Kopje të vendimit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit për hapjen dhe funksionimin e IEK (Institutit të Trajnimit Profesional) ose të Kolegjit ose kopje të FEK (Faqe të Gazetës të Qeverisë) në të cilën është publikuar vendimi i Këshillit Administrativ të Organizatës Kombëtare të Çertifikimit të Kompetencave të Vërtetuara Orientuese Profesionale (E.O.P.P.E.P), me të cilin u lëshua leje funksionimi në Qëndrën për Mësim Gjatë Gjithë Jetës 1 dhe 2 .
  • Vërtetim regjistrimi nga Instituti Formimit Profesional kompetent, shtetëror ose privat (I.E.K), Kolegj ose Qëndër për Mësim Gjatë Gjithë Jetës 1 dhe 2 ose vërtetim që është pranuar për regjistrim dhe vërtetim se për programin nevojitet studim i vazhdueshëm dhe jo në distancë.
  • Dëshmi e zotërimit të gjuhës e cila përdoret në programin e studimit të nivelit B1.
  • Dëshmi që vërteton se ka burime të mjaftueshme për të mbuluar kostot e studimit dhe të jetesës.
  • Marrëveshje çertifikimi dhe ekskluziviteti me institucione të arsimit të lartë të shtetit të huaj, të njohura nga vendi ku ato janë të vendosura dhe programe studimi të cilat çojnë në një nivel master në qoftë se ato janë të çertifikuara nga organizata ndërkombëtare çertifikimi, kur ofruesi është në Kolegj.

Deshmi pagese ( te tarifes 90 Euro) ne ΟTP Bank ne Shqiperi per Zyren Konsullore te Ambasades se Greqise ne Tirane dhe per Konusalleten e Pergjithshme te Greqise ne Gjirokaster, ose ne Abi Bank per Konsullaten e Pergjithshme te Greqise ne Korce. Depozita e shumës në bankë duhet të bëhet ditë kur është caktuar data e  intervistës.



Perditesuar per here te fundit Wednesday, 23 October 2024