Monday, 23 December 2024
greek albanian
Fillimi arrow Lajme arrow Lajme më shqip arrow Alammudin Clooney: Qeveria greke ka të drejtë që kërkon kthimin e skulpturave të Partenonit

Alammudin Clooney: Qeveria greke ka të drejtë që kërkon kthimin e skulpturave të Partenonit

Thursday, 16 October 2014

Alammudin Clooney: Qeveria greke ka të drejtë që kërkon kthimin e skulpturave të Partenonit“Qeveria greke ka të drejtë që kërkon kthimin e skulpturave të Partenonit, 200 vjet pas largimit të tyre”, deklaroi Amal Alammudin Clooney, në konferencën për shtyp, në në amfiteatrin e Muzeut të Akropolit, në përfundim të vizitës së zyrës juridike angleze juridike Doughty Street Chambers për konsultime me qeverinë greke. “Është një padrejtësi që ka zgjatur jashtëzakonisht shumë, një çështje që përfshihet në dhjetë më emergjentet sa u përket veprave të artit. Erdhi koha që Muzeu Britanik t’i kthejë skulpturat në Greqi, ndërsa problemi mund të zgjidhet në dobi të të dy popujve”, shtoi zonja Alammudin Clooney.

Nga ana e vet, ministri grek i kulturës, Kostas Tasoulas, deklaroi se “nuk vendosëm t’i drejtohemi gjyqit. Vendosëm të ezaurojmë procedurën në UNESCO, me pranimin e kërkesës greke për ndërmjetësim me qëllim ribashkimin e skulpturave të Partenonit, duke patur në krahun tonë, përveç juristëve grekë, edhe juristë të huaj për konsulencë”.

ANA-MPA