Monday, 23 December 2024
greek albanian
Fillimi arrow Lajme arrow Lajme më shqip arrow Amfipolis, një portë mermeri “të çon” në një varr maqedon

Amfipolis, një portë mermeri “të çon” në një varr maqedon

Friday, 03 October 2014

Amfipolis, një portë mermeri “të çon” në një varr maqedonMe heqjen e dherave të pavijonit të tretë në tumbën Kasta të Amfipolit antik, janë zbuluar pjesë nga një portë mermeri në murin e tretë diafragmatik, çka dëshmon se ekziston një trajtë varri maqedon. Porta është e ndërtuar me mermer nga ishulli Thasos dhe ka dekoracione që imitojnë kokat e gozhdëve. Në pjesën perëndimore të portës ekziston një menteshë.

Siç shpjegoi arkeologia K. Peristeri, “rënia e pjesëve nga porta prej mermeri i dedikohet ose bombardimeve që u bënë në zonë nga ushtria bullgare në vitin 1913, ose tërmetit me magnitudë 6,8 rihter që u shënua në shekullin e 6-të e.s., ose tërmeteve që u shënuan në shekullin e 19-të. Nuk mund të dimë nëse janë bërë tentativa për grabitje të varrit, vetëm gërmimet do të na tregojnë”, deklaroi zonja Peristeri.

ANA-MPA/-