Monday, 23 December 2024
greek albanian
Fillimi arrow Lajme arrow Lajme më shqip arrow Athina zyrtare kërkesë Tiranës: Mbroni minoritetin grek

Athina zyrtare kërkesë Tiranës: Mbroni minoritetin grek

Friday, 17 October 2014

Athina zyrtare kërkesë Tiranës: Mbroni minoritetin grekMinistria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka udhëzuar ambasadorin grek në Tiranë, të bëjë përçapje diplomatike pranë ministrisë së Jashtme shqiptare për incidentet e ndodhura në Dervican.

Në një komunikate për media, ministria e Jashtme greke bën me dije se autoritetet shqiptare duhet të dënojnë autoret e dhunës së anëtarëve të minoritetit kombëtar grek ne Shqipëri pas pezullimit te ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri. Ambasadori Rokanas gjithashtu duhet te kërkoje marrjen e masave te nevojshme për gjetjen dhe arrestimin e atyre që bën ‘sulmin e paprovokuar’ dhe për te mbrojtur minoritetin grek, citon panorama.

Ambasadori grek përcolli shqetësimin e fortë të Greqisë që sulme të ngjashme synojnë prishjen e jetesës në paqe të pakicave kombëtare dhe përbëjnë një pengesë për perspektivën evropiane të vendit, e cila është dobësuar dhe sigurisht nuk forcohet me sjelljen ekstremiste dhe nacionaliste që zgjon kujtimet e një të shkuare të Ballkanit që të gjitha vendet e rajonit duhet të braktisin, në të mirë të te ardhmes se përbashkët të rajonit evropian.