Bashkëpunim Greqi-Shqipëri në fushën e turizmit
Si një sektor strategjik të ekonomisë së Shqipërisë e cilëson turizmin ministrja shqiptare e Zhvillimit Urban dhe turizmit, Eglantina Gjermeni (majtas ne foto me homologen greke, Olga Kefalojanis), dhe u drejton ftesë investitorëve grekë të aktivizohen në vendin e saj, duke theksuar se ka hapësira të gjera bashkëpunimi të Shqipërisë me Greqinë, përtej shkëmbimit të turistëve.
Në intervistë për ANA-MPA, zonja Gjermeni paralajmëroi se së shpejti do të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi midis të dy vendeve në fushën e turizmit dhe se e sheh si një shans të madh bashkëveprimin e Shqipërisë me Greqinë dhe ministrinë greke të turizmit.
“Para disa muajsh vizitova Athinën ku mora pjesë në takimin me gjithë ministrat e turizmit të vendeve anëtare të BE-së gjatë Presidencës Greke të Bashkimit Europian. Diskutova me ministren greke të turizmit, Olga Kefalojanis e cila ishte shumë e predispozuar dhe e hapur për bashkëpunim”, nënvizoi zonja Gjermeni.
“Ndodhemi në fazën e diskutimeve për një marrëveshje të përbashkët ndërmjet qeverive, ndërmjet dy ministrive. Mbeten disa çështje të natyrës teknike dhe shumë shpejt do të nënshkruajmë marrëveshjen e bashkëpunimit, që konsiston në ofrimin e njohurive dhe përvojave nga kompanitë private greke që aktivizohen në zhvillimin e turizmit. Gjithë suksesi i Greqisë në fushën e turizmit, pasi ka një traditë të gjatë në zhvillimin e turizmit, do të jetë i dobishëm për Shqipërinë”, theksoi ministrja Gjermeni.
ANA/MPA