Bashkëpunimi dypalësh në takimin e ministrit të mbrojtjes me homologun amerikan
“Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes midis SHBA dhe Greqisë ka karakter startegjik dhe esencial”, deklaroi ministri i mbrojtjes Dimitris Avramopoulos, pas takimit me homologun e tij amerikan, Cuck Hagel. “Kishim rastin, bashkë me homologun tim amerikan të konfirmojmë edhe një herë tjetër nivelin me të vërtetë të shkëlqyer të bashkëpunimi greko-amerikan në fushën e mbrojtjes. Sot avancuam thelbësisht në finalizimin e çështjeve përcaktuese që kanë të bëjnë me hartën rrugore të bashkëpunimit amerikan me vendin tonë, duke u dhënë zgjidhje problemeve të mbetura pezull”, tha Avramopoulos, duke theksuar se ky ishte takimi i tretë dypalësh gjatë dy mandateve të tij si ministër i mbrojtjes kombëtare të Greqisë.
Avramopoulos tha se u diskutua mbi “çështjet e nxehta gjeopolitike të rajonit, për rolin gjeostrategjik të Greqisë si pikë stabiliteti dhe sigurie në gjithë rajonin, por edhe për rolin që Greqia mund të ndërmarrë në emër të legjitimitetit ndërkombëtar”. Ai shtoi se u ra dakord se “sot, më shumë se kurrë, bashkëpunimi në fushën e mb rojtjes midis Greqisë dhe SHBA ka karakter strategjik dhe esencial. Këto çështje do të kemi rastin t’i diskutojmë sërish, në nivel shumëpalësh në Uells, në kuadër të NATO-s, në shtator”, përfundoi Avramopoulos.
ANA-MPA/-