Monday, 23 December 2024
greek albanian
Fillimi arrow Lajme arrow Lajme më shqip arrow Bloomberg: Shenjat e para të rimëkëmbjes së ekonomisë greke

Bloomberg: Shenjat e para të rimëkëmbjes së ekonomisë greke

Friday, 27 June 2014

Bloomberg: Shenjat e para të rimëkëmbjes së ekonomisë greke“Ekonomia greke do të ketë ritme pozitive zhvillimi sivjet, për herë të parë pas recesionit më të keq në kohë paqeje dhe me papunësinë më të lartë në Eurozonë, ndërsa investitorët blejnë sërish bonde greke”, vë në dukje agjencia informative Bloomberg në një shkrim të zgjeruar me referenca historike për krizën greke.

Ndër të tjera, vihet në dukje se “interesat e bondeve dhjetëvjeçare greke ranë në 5,79% nga 44,2% në 2012, sukses më i rëndësishëm se fitorja e një llotoje”, duke shtuar se “rritje të konsiderueshme paraqiti edhe Bursa e Athinës, me 46% dymbëdhjetë muajt e fundit. Greqia u karakterizua sërish si një treg në zhvillim për investitorët, një status që e kishte humbur gjatë anëtarësimit të vendit në eurozonë, ndërsa besimi ndaj vendit është kaq i fuqishëm, saqë muajin e kaluar investitorët e favorizuan Greqinë më shumë se vendet e tjera të ngjashme”.

Në fund, vihet në dukje se “ashtu si në të gjitha dramat, pati përmbysje gjatë krizës greke, stacione kritike, ndërsa fundi i saj ende nuk është garantuar. Kriza, “Odiseja e re”, siç e kishte quajtur Jorgos Papandreu (ish kryeministër), filloi në 2010, ndërsa sot paraqiten shenjat e para të rimëkëmbjes. “Shkuam në fund, por tani mund të shkojmë vetëm lart dhe do të shkojmë lart”, i deklaroi Bloomberg kryeministri Antonis Samaras në muajin prill.

ANA-MPA/-