“Ditë e donatorëve” në fshatit SOS Tiranë – Ambasadori grek mbështet një fëmijë të fshatit SOS
SOS Fshati i Fëmijëve në Shqipëri organizoi të Mërkurën një event të vecantë me temën “Ditë e Donatorëve” për të promovuar dhe për të shprehur mirnjohjen të gjithë donatorve ekzistues dhe të rinj, të cilët kontrubuan dhe mbështetën misionin dhe vizionin e organizatës SOS Fshati i fëmijëve në Shqipëri.
Të pranishëm në këtë event ishin: Ambasadori i Austrisë në Tiranë, z. Thomas Schnoll dhe Ambasadori i Greqisë në Tiranë, z. Leonidas Rokanas, si dhe biznese private të cilët kontribuojnë për fëmijët.
Ambasadori i Greqisë në Tiranë, Leonidas Rokanas theksoi se Ambasada greke këtë vitë planifikon të bëhet dontatore duke financuar një fëmijë për një vit dhe shtoi se ai ndihej shumë krenar për këtë fakt. Ai gjithashtu përshëndeti iniciativen e Shoqatës së Biznesit grek, si Hygeia ose kompani të tjera greke që opreojnë në Shqipëri. Ambasadori grek tha se të ndihmosh fëmijët është fillimisht një kontribut njerëzor dhe social, por gjithashtu dhe nje kontribut ekonomik. Z. Rokanas tha se ishte krenar të bashkëpunonte me ambasadorin Austriak, ndërsa nënvizoi se Greqia dhe Austria janë miq të mirë të Shqipërisë dhe punojnë bashkarisht për të shtyrë Shqipërinë drejt Bashkimit Europian.
Ndërkaq, Ambasadori i Austrisë në Tiranë Thomas Schnoll përshëndeti organizatorët për punën e bërë përgjatë gjithë këtyre viteve, duke thënë se është e rendësishme të ndihmojmë njeri tjetrin, ose ata që kanë më pak fatë se të tjerët. Nga ana tjetër, ai vlerësoi faktin se shumë biznese greke kontribuojnë për fëmijët duke thënë gjithashtu se kjo nismë tregonë përsosmërinë e bashkëpunimit midisë Austrisë dhe Greqisë.