Domenico Theotokopulos nderohet nga Galeria Kombëtare
Galeria Kombëtare prezanton një kushtim unikal për El Greco-n, duke sjellë në Athinë, përmes teknologjisë digitale, veprat më të rëndësishme monumentale të piktorit, që nuk mund të udhëtojnë, qoftë për shkak të përmasave, qoftë pse ndodhen në tempuj dhe fondacione fetare.
Me material fotografik që u porosit posaçërisht për programin me qëllim që të ketë analizën më të lartë të mundshme, spektatori “shijon” një shetitje audiovizuale në këto vepra.
Veprat projektohen në ekrane me dimensione 4 x 6 m, që lejon t’i shohim në dimensionet e tyre reale. Përpunimi i figurës digitale gjallëron një tregim të thjeshtë dhe elokuent. Veprat analizohen dhe vendosen në kuadrin artistik, historik, social dhe ideologjik.