FMN parashikon për Greqinë ritme zhvillimi 2,9% në 2015
Zhvillim të ekonomisë greke për vitin 2015 dhe ulje të papunësisë parashikon Fondi Monetar ndërkombëtar (FMN) në raportin për situatën e ekonomisë botërore (World Economic Outlook).
Sipas raportit, ekonomia greke pritet të ketë në 2015-n një rritje ekonomike në nivelin 2,9%, kundrejt një rritjeje 0,6% për vitin në vazhdim. Inflacioni pritet të arrijë në 0,3%, kundrejt një deflacioni -0,8% në 2014. Bilanci i shkëmbimeve korrente pritet të mbetet suficitar, me suficitin të ulet në 0,1% të GDP nga 0,7% që është në 2014.
Gjithashtu, FMN evidenton vlerësime pozitive për papunësinë në Greqi, duke argumentuar se do të ulet në 25,8% në 2014 dhe do të ulet më tej, në 23,8%, në 2015.
Në referimin për Greqinë, por edhe me gjerë për Eurozonën, evidentohen “dobësi” dhe “pasiguri” sa i përket zhvillimit ekonomik në 2015 dhe theksohet se rimëkëmbja e Eurozonës vazhdon të mos jetë e qëndrueshme dhe “ekonomitë e mëdha” të Eurozonës po përballen me “aritmi serioze”.
ANA-MPA