Sunday, 22 December 2024
greek albanian
Fillimi arrow Lajme arrow Lajme më shqip arrow FMN: Zhvillim 2,5% në Greqi për 2015-n

FMN: Zhvillim 2,5% në Greqi për 2015-n

FMN: Zhvillim 2,5% në Greqi për 2015-nPërshpejtim të ritmit të zhvillimit të ekonomisë greke sivjet dhe ulje të deficitit fiskal dhe të papunësisë parashikon Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin gjashtëmujor për perspektivat e ekonomisë botërore (World Economic Outlook).

Më konkretisht, FMN parashikon se ritmi vjetor i zhvillimit do të përshpejtohet nga 0,8% në 2014, në 2,5% në 2015 dhe do të rritet më shumë, 3,7% në 2016. Për tremujorin e fundit të 2015-s, ritmi i zhvillimit vlerësohet se do të arroijë në 4%, kundrejt 1,3% që ishte të njëjtin tremujor të 2014-s.

Papunësia vlerësohet se do të ulet nga 26,5% vitin e kaluar, në 24,8% sivjet, dhe 22,1% një vit më pas.