Monday, 23 December 2024
greek albanian
Fillimi arrow Lajme arrow Lajme më shqip arrow Gjendet koka e mermertë e sfinksit

Gjendet koka e mermertë e sfinksit

Wednesday, 22 October 2014

Gjendet koka e mermertë e sfinksitNjë kokë mermeri që u zbulua gjatë gërmimeve në tumbën Kasta të Amfipolit, i përket sfinksit lindor që gjendet në harje të varrit, njoftoi ministria e kulturës.

Koka, e ka lartësinë 0,60 m dhe hunda është ciflosur lehtë. Sipas ministrisë, në pjesëhn e poshtme ka një prerje e cila kombinon në mënyrë perfekte me sfinksin. Flokët janë me onde që përmbajnë gjurmë ngjyre të kuqe dhe janë të hedhura në supin e majtë të sfinksit. Gjithashtu janë gjetur pjesë nga krahët e sfinksit.

Ministria gjithashtu ka bërë të ditur se janë kryer gërmime në hyrjen e varrit të katërt, me dimensione 2 x 2 m dhe thellësi 0,45 m. Aty u zbuluan dy pjesë nga portat perëndimore, me përmasa 0,89m x 1,49 dhe 1,30 x 0,15 secila.

Po ashtu, u zbulua pjesa veriore e pragut të mermertë, përmasat e të cilës janë 2.15 m x 1,6 m x 0,25 m. Kulmi ka thellime për rregullimin e rrotave metalike që lehtësonin lëvizjen e portave prej mermeri. Dyshemeja është prej gurësh gëlqerorë, ndërsa arkeologët gjetën disa prej pllakave gëlqerore përreth pragut.

Në pjesën lindore dysxhemeja duket se ka pësuar rrëshiqtje ndërsa më nga perëndimi është e shkatërruar dhe gurët kanë rënë në brendësi të prerjes.

ANA-MPA/-