Greqi, partneritet me Google për promovimin e turizmit
Një iniciativë të re, për mbështetjen e turizmit nëpërmjet internetit, ka komunikuar Google, në bashkëpunim me ministrinë greke të turizmit, Entin grek të turizmit (EOT) dhe unionin e hoteleve (SETE). Është fjala për projektin “Grow Greek Tourism Online”, që ka si objektiv t’u ofrojë ndërmarrjeve turistike kapacitetet e nevojshme digitale dhe instrumentet e internetit që do të forcojnë zhvillimin jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe më tej.
Siç bëhet me dije në komunikatën përkatëse, megjithë kërkimet online për pushime në Greqi mbeten në nivele të larta gjatë pjesës më të madhe të vitit, rreth 70% e fluksit turistik shënohet në muajt e verës, kryesisht midis qershorit dhe shtatorit. Shanset për zhvillim janë të konsiderueshme, pasi sipas një studimi të kohëve të fundit të Oxford Economics, rritja e aktivitetit internetik të sektorit të turizmit grek, mund ta shtojë GDP-në e vendit me rreth 3%, duke krijuar 100.000 vende të reja pune.
ANA-MPA