Sunday, 22 December 2024
greek albanian
Fillimi arrow Lajme arrow Lajme më shqip arrow Konferenca II Ndërkombëtare e Studimeve Shqiptaro-Greke

Konferenca II Ndërkombëtare e Studimeve Shqiptaro-Greke

Konferenca II Ndërkombëtare e Studimeve Shqiptaro-GrekeAmbasadori i Greqisë në Tiranë z. Leonidas Rokanas, përshëndeti konforencën e II Ndërkombëtare të Studimeve Shqiptaro-Greke, me temen “Përmasat Diakronike dhe Sinkronike të Ndërveprimit Gjuhësor dhe Kulturor midis Shqiptarëve dhe Grekëve”. Konferencën përshendetën gjithashtu Ministrja e Arsimit dhe Sporteve znj. Lindita Nikolla, Kryetari i Akademisë së Shkencave z. Muzafer Korkuti, si dhe përfaqësuesi i Institutit të Studimeve Neohelenike, nga fondacioni Manolis Triandafilidhis, z. Nikos Liosis.

Konferenca u zhvillua në dy seksione paralele, ku u paraqitën rreth 40 kumtesa nga 50 akademikë, profesorë dhe studiues nga Shqipëria, Greqia, SHBA, Rusia dhe Gjermania. Kumtesat e ligjëruesve preknin një tematikë të larmishme: marrëdhëniet shekullore gjuhësore-kulturore midis shqipes dhe greqishtes, ndikimet e kulturave përkatëse tek njëra-tjetra, krijimin e bashkësive kulturore, të folmet greke në Shqipëri, dialektet dhe të folmet arvanite në Greqi, vlerat e kulturës materiale dhe shpirtërore të shqiptarëve dhe grekëve etj.

Një panel i posaçëm iu kushtua arsimimit të fëmijëve të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Konferenca e dytë ndërkombëtare e studimeve shqiptaro-greke është vazhdim i Konferencës së parë, që u mbajt me sukses në Tiranë më 24-25 mars 2012.

Perditesuar per here te fundit Monday, 06 April 2015