Kulmon interesimi për Amfipolisin Antik
Është rritur lëvizja në zonën Mesolakia triditëshin e fundit, për shkak të interesimit të turistëve që të shohin nga afër gërmimet arkeologjike dhe gjetjet që dolën në dritë nga puna e arkeologëve.
Megjithëse punimet u ndërprenë të premten e kaluar për shkak të festës së 15 gushtit, turistët që gjendeshin në rajon, vinin njeri pas tjetrit, duke krijuar një autokolonë të madhe.
Muzeu i Amfipolisit priti qindra vizitorë, që admiruan nga afër gjetjet arkeologjike, ndërsa me tejqyra të posaçme vështronin për së largu zonën e gërmimeve të tanishme, që mbetet e mbuluar për t’u ruajtur nga dielli, por edhe nga vështrimet kurreshtare të vizitorëve.
Punimet rifilluan të hënën paradite, me një grup arkeologësh të përforcuar dhe me përpjekje të intensifikuara, kështu që së shpejti të zgjidhet enigma për dy sfinksat e Amfipolisit Antik.
ANA-MPA/-