Marrëveshje bashkëpunimi midis Dhomës së Tregëtise së Kozanit dhe Domës së Tregetisë dhe Industrisë të Tiranës
Zyra për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare e Ambasadës Greke në Tiranë, në kuadër të zhvillimit të bashkëpunimeve sipërmarrëse ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, do të mirëpres një grup sipërmarrësish nga Dhoma e Tregtisës së Kozanit (26 – 27/3/2015), në të cilën marrin pjesë 25 sipërmarrje greke nga fusha e ndërtimit, e ushqimeve dhe pijeve, të veshjeve, të mobiljeve, të shërbimeve dhe nga fusha të tjera.
Të Enjten 26/3/2015 pjesëtarët e grupit do të kenë mundësinë të vizitojnë panairin ndërkombëtar të ndërtimeve «Construction - Klimatherm» dhe do të jenë prezent në inagurimin e tij.
Ditën e Premte 27/3/2015 ora 9:00 do të organizohet në sallën «ABRET» të Hotel «TIRANA INTERNATIONAL» një aktivitet, në të cilën do të prezantohen mundësitë e bashkëpunimit sipërmarrëse ndërmjet sipërmarrjeve greke dhe atyre shqiptare. Aktivitetin do ta përshëndesin Ambasadori i Greqisë në Tiranë, z. Leonidas Rokanas, Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, z. Ervin Mete, Presidenti i Dhomës së Kozanit, Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, z. Nikolin Jaka, Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës Kombëtare të Panaireve, znj. Elisabeta Katiaj, Presidenti i Biznes Albania, z. Luan Bregasi, dhe Presidenti i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, z. Artan Dulaku.
Në kuadër të këtij aktiviteti, do të nënshkruhet Μarrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Dhomës së Kozanit dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës.
Pas aktivitetit përshëndetës, do të realizohen takime (Β2Β) midis sipërmarrësve grekë dhe shqiptarë, me qëllim krijimin e bashkëpunimeve reciprokisht të dobishme sipërmarrëse.