Marrëveshje për intensifikimin e marrëdhënieve greko-ruse
Në një atmosferë tepër të përzemërt janë zhvilluar bisedimet midis ministrave të jashtëm të Greqisë dhe Rusisë, përkatësisht Nikos Kotzias dhe Sergej Lavrov, të cilët përsëritën se bazohen në bashkëbisedimin e presidentit Putin dhe kryeministrit Tsipras dhe vendimin e tyre për të ringrohur dhe intensifikuar marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat.
“Marrëdhëniet e Greqisë me Rusinë janë marrëdhënie të një miqësie të vjetër, historike dhe kulturore. Këtë marrëdhënie synojmë ta zhvillojmë në mënyrë kreative në shekullin e 21-të”, tha ministri Kotzias, duke theksuar se qevria e re greke promovon një politikë të jashtme aktive, një politikë kompozimesh dhe rikompozimesh.
Siç rezultoi nga deklaratat e dy ministrave, u bë një bisedë analitike për krizën në Ukrainë, pasojat e të cilës në mënyrë të pashmangshme influencojnë dhe marrëdhëniet greko-ruse. Posaçërisht, ministri i jashtëm rus, iu referua bashkëpunimit dypalësh në fushën e energjisë, duke thënë se ka “perspektivsa shumë të mira” për pjesëmarrje dhe bashkëpunim të palës greke në gazsjellësin që do të fillojë në Rusi dhe do të përfundojë në kufirin midis Greqisë dhe Turqisë.