Monday, 23 December 2024
greek albanian
Fillimi arrow Lajme arrow Lajme më shqip arrow Merkel pas takimit me Samaras: “Hapat e parë të suksesit po bëhen të dukshme”

Merkel pas takimit me Samaras: “Hapat e parë të suksesit po bëhen të dukshme”

Wednesday, 24 September 2014

Merkel pas takimit me Samaras: “Hapat e parë të suksesit po bëhen të dukshme”Greqia po jep mesazhe pozitive dhe së shpejti do të ketë zhvillim, ekzistojnë mesazhe pozitive në fushën e turizmit”, theksoi kancelarja gjermane Angela Merkel pas drekës së punës që shtroi në kacelari për kryeministrin grek, Antonis Samaras.

“Greqia”, vazhdoi Merkel, “po shqyrton hapat e tjerë për programin me trojkën. Konstatojmë progrese të rëndësishme. Gjermania do të mbështesë Greqinë sepse ekzistojnë shenja për rimëkëmbjen e ekonomisë greke. Kjo duket me reformat dhe privatizimet”.

Merkel shprehu mirëkuptimin e saj për nivelin e lartë të papunësisë.

“Kishim rastin të diskutojmë programin e stabilizimit dhe perspektivën e tij”, deklaroi nga ana e vet Samaras. “Vendi im arriti objektivat më herët nga sa parashikohej. Arriti suficit primar në 2013 dhe do të ketë edhe në 2014-n. Dolëm në tregjet ndërkombëtare dy vjet më herët se programi, ndërsa edhe interesat e bondeve tona shkojnë mirë, gjë që tregon se tregjet besojnë në perspektivat e ekonomisë greke. Gjithashtu mundi të rikapitalizojë bankat e veta. Greqia arriti të dalë nga recesioni pas gjashtë vjetësh, në tremujorin e tretë do të kemi rimëkëmbje dhe kurs pozitiv, ndërsa për herë të parë po ulet edhe papunësia. Sigurisht, niveli është akoma i lartë, sidomos në brezin e ri, por po ulet në mënyrë konstante.

Sa u përket ndryshimeve strukturore, pozita e vendit tonë po përmirësohet në renditjen ndërkombëtare të kompetivitetit dhe këtë e pranojnë edhe në BE dhe në FMN. Gjithë sa u arritën me mbështetjen e partnerëve tregojnë se Greqia po e lë mbrapa krizën. Nuk nevojitetet paketë të re ndihme. Kemi nevojë për lehtësime në lëmin e tatimeve dhe të arijmë objektivat në suficitetet primarë dhe ndryshimet strukturore. Besoj se në kushte zhvillimi mund të arrijmë më shumë. Mbajtja nën kontroll e borxhit është e mirëqenë përmes suficiteve primare dhe privatizimeve. Greqia do të propozojë një kuadër të vetin pas përfundimit të programit. Nuk ka më kthim mbrapa tek deficitet. Presim zgjidhjen përfundimtare për qëndrueshmërinë e borxhit. Për 2015-n parashikohet zhvillim 2,7% dhe 3,7% për 2016-n. Do të arrijmë objektvat dhe do të ulim papunësinë. Greqia po hyn në një epokë të re reformash me kurs pozitiv zhvillimi”.

Në fund, Samaras tha se i nënvizoi zonjës Merkel se Greqia po fiton një rol të ri përmes pjesëmarrjes në gazsjellësat drejt Europës, por edhe me rezervat e veta energjitike. Kërkimet në Greqinë perëndimore dhe në Kretë, i tejkalojnë pritshmëritë në gaz natyror dhe në naftë. Kështu, Greqia mund të bëhet një barrierë sigurie, ndërsa deri para pak kohësh konsiderohej si një hallkë e dobët.

ANA-MPA