Sunday, 22 December 2024
greek albanian
Fillimi arrow Lajme arrow Lajme më shqip arrow MESAZH PËRSHËNDETËS E ZV. MINISTRIT TE JASHTËM Z. TERENS KOUIK PËR DITËN BOTËRORE TË GJUHËS GREKE

MESAZH PËRSHËNDETËS E ZV. MINISTRIT TE JASHTËM Z. TERENS KOUIK PËR DITËN BOTËRORE TË GJUHËS GREKE

Wednesday, 07 February 2018

Institucionalizimi i Ditës Botërore të Gjuhës Greke nuk mund të konsiderohet ndyshe, veçse si njohje e kontributit të gjuhës greke në kulturën botërore, të asaj gjuhe që kontribuoi edhe ofroi nocione të tilla si polis dhe politikë. Karakteri i vetëdijes greke shprehet me gjuhën e grekëve, të cilët, të parët në historinë botërore , krijuan etikën e qytetarëve në kuadër të një shoqërie demokratike.

Aristoteli në veprën e tij ‘Politika’ thotë  se gjuha e njeriut përbën dëshminë më të madhe se njeriu nga natyra e tij është “kafshë e qytetëruar”. Seferis shkroi ne ‘Dokimes’,  se nga koha e Shen Pavlit dhe deri në kohën e Dhionisios Solomos, populli grek, në kushte të cilat lehtësisht do të linin  pa gjuhen e vet  çdo popull tjetër, shpetoi gjuhën e tij për t’ia u lënë si  trashëgim brezave të së ardhmes. Intelektuali i shquar  Evangelos Papanousos foli për frymën e simboleve të fjalëve, te cilën e quante ‘krijesë të gjallë’.

Vetëm një popull, që flet kështu për gjuhën e tij, do të mund të lindëte një qytetërim, i cili ushtroi një tërheqje të parezistueshme  për  gjithë botën  e njohur në atë periudhë, deri në rrafshnaltat e largëta të Azisë. Historia e stuhishme greke u mësoi gjithë kombeve, edhe nëpermjet ‘Historive’ të Herodotit, kopleksitetin e ‘fatit’ dhe ekuilibrin midis rregullave të gjeografisë dhe  iniciativës dinamike individuale të grekëve, që prej kohës së kolonizimeve të para  dhe  deri në Diasporën e kohëve moderne.

Qyteterimi ynë flet për ne, rrëfen edhe shpjegon qëndrimin tonë në zhvillimet ndërkombëtare  ndërkombëtare të çdo epoke. Është arma jonë e madhe dhe paqësore. Ideja  fillestare, ngjizja e parë, iniciativa domethënëse për sanksionimin e Ditës Botërore te Gjuhës Greke nuk do të mund t’i përkiste dikujt tjetër,  veçse  Diasporës. Helenizmi i  Italise ishte i  pari që e propozoi, u angazhua  dhe e mbeshteti. Ministria e Jashtme edhe Sekretariati i Pergjithshëm i Emigracionit Grek u sensibilizuan dhe e promovuan këtë nismë, Komisioni i Posaçëm Permanent  për Helenizmin e Diasporës  e adaptoi,  dhe Parlamenti i Greqise  në mbledhjen e vet plenare,  e pranoi dhe e institucionalizoi unanimisht.

Dita Botërore e Gjuhës Greke na kujton në perjetësi,  se gjuha e grekëve, në bazë të  teksteve historike, filozofike dhe letrare,  çoi në krijimin e vlerave universale, te cilat i japin kuptim botës së qytetëruar bashkëkohore, përçoi thelbin e demokracise dhe kontribuoi në mënyre esencale  në përhapjen e Kristianizmit.

Gjuha greke kishte privilegjin e asaj vije të padukshme  që  bashkon njerëzit, pa u penguar  prej  kufijve. Fjalet greke që pasurojne gjuhë të tjera janë të panumërta, duke kulmuar në terminologjinë mjeksore nderkombëtare në të cilën thuajse 80% të termave shkencor kanë rrënje dhe prejardhje greke. Kjo vijë e padukshme e gjuhës greke  njihet botërisht dhe  institucionalisht dhe është në dobi jo vetëm të grekëve, por edhe të gjithë popujve që dëshirojne të jetojnë dhe të përparojnë paqësisht. Për më tepër,  fjalët që në të gjithë botën i japin kuptim bashkëjetesës paqësore,  “democracy” dhe “dialogue”, janë  fjalë greke.

TERENS – NIKOLAOS KOUIK