Monday, 23 December 2024
greek albanian
Fillimi arrow Lajme arrow Lajme më shqip arrow Meta me zv/ministrin grek Chountis: Greqia mbështet integrimin e Shqipërisë

Meta me zv/ministrin grek Chountis: Greqia mbështet integrimin e Shqipërisë

Meta me zv/ministrin grek Chountis: Greqia mbështet integrimin e ShqipërisëGreqi mbështet integrimin evropian të Shqipërisë dhe i konsideron marrëdhëniet me vendin tonë, të rëndësishme për stabilitetin e rajonit.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Ministrin e Jashtëm Plotësues të Greqisë, Nikolaos Chountis, i cili viziton Tiranën në kuadër të takimit të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Jug-Lindore (SEECP).

Kryetari i Kuvendit Meta e uroi Chountis për detyrën e re, si dhe për kabinetin e ri qeveritar në Greqi, duke theksuar se suksesi dhe stabiliteti i Greqisë është sukses dhe stabilitet për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin tonë.

Meta vuri në dukje se Shqipëria e konsideron Greqinë si një partner të rëndësishëm strategjik në rajon dhe në Bashkimin Evropian, në këtë drejtim vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të vendit fqinj në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Ministri i Jashtëm Plotësues i Greqisë, Nikolaos Chountis shprehu kënaqësinë për vizitën e tij në Tiranë dhe nënvizoi se Greqia mbetet e angazhuar për avancimin e agjendës evropiane të Shqipërisë, duke vënë në dukje lidhjet e forta tradicionale e miqësore mes dy vendeve fqinje.

Chountis theksoi gjithashtu se qeveria e re greke e ndjek përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të rajonit me vëmendje të veçantë, duke i konsideruar marrëdhëniet greko-shqiptare në këtë kuadër, si shumë të rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e tërë rajonit.

Meta dhe Chountis ndanë bindjen e përbashkët në përfundim se bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve fqinje dhe miqësia tradicionale mes popujve tanë duhet të konsolidohet edhe më tej, duke nënvizuar rëndësinë e marrëdhënieve ndërparlamentare në këtë kontekst.

Shekulli Online