Μinistria e Mbrojtjes Kombëtare nderoi znj. Ermioni Pringu nga Himara
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë nderoi znj Ermioni Pringu nga Himara. Zonja Pringu, për 74 vjet me rradhë, kujdeset për varret e gjashtë ushtarëve Grekë që ranë në epopenë e 1940 dhe janë varrosur në oborrin e shtëpisë së saj në Himarë.
Ne ceremoninë që u organizua, ishin prezentë Ministri i Mbrojtjes z. Dhimitris Avramopoulos, Zëvendësministri i Mbrojtjes Ioannis Lampropoulos, Sekretari i Përgjithshëm për Transparencën dhe të Drejtat e Njeriut Georgios Sourlas, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Greke , gjeneral Mihail Kostarakos, Shefi i Shtabit të Marinës Luftarake, kundëradmiral Evangelos Apostolakis, Shefi i Shtabit të Forcave Ajrore, gjeneral-leitnant Evangelos Tournas dhe Shefi i Shtabit të Forcave Tokësore, gjeneral-leitnant Hristos Manolas.