Në Athinë takimi i Clinton Global Initiative 2015
Athina do të jetë mikpritësja, për herë të parë në territor europian, e takimit të Clinton Global Initiative (CGI), siç komunikuan në konferencën e 10-të vjetore të CGI, ish presidenti amerikan Bill Clinton, ish sekretarja e shtetit Hillary Clinton dhe Chelsea Clinton.
Siç bëhet me dije në komunikatën përkatëse, CGI Mediterranean do të zhvillohet në qershor 2015, me qëllim që të “ndërlidhë liderë nga sektori privat dhe publik nga shumë vende të botës që do të diskutojnë për zhvillimet politike dhe ekonomike në rajon” dhe sipas ish presidentit Clinton, liderët në fjalë “do të kërkojnë zgjidhje për sfidat e rëndësishme me të cilat po përballet rajoni, si papunësia e të rinjve, paqëndrueshmëria sociale dhe ekonomike”.
Inicitaiva për mbajtjen në Athinë të CGI i përket zonjës Gianna Daskalaki-Angelopoulou, pjesëtare e CGI, që deklaroi se ndihet krenare për këtë fakt.
ANA-MPA/-