Monday, 23 December 2024
greek albanian
Fillimi arrow Lajme arrow Lajme më shqip arrow Në tetor 2015 kontratat për kërkime hidrokarburesh në detin Jon dhe në jug të Kretës

Në tetor 2015 kontratat për kërkime hidrokarburesh në detin Jon dhe në jug të Kretës

Friday, 03 October 2014

Në tetor 2015 kontratat për kërkime hidrokarburesh në detin Jon dhe në jug të KretësQeveria greke parashikon që kërkimet për naftë dhe gaz në detin Jon të fillojnë në vjeshtën e vitit të ardhshëm. Ndërkaq, shpallja e tenderit dhe publikimi në gazetën zyrtare të Komunitetit Europian do të bëhet brenda tetorit të sivjetëm.

Grafiku i procedurave është prezantuar në një konferencë shkencore  në Athinë, nga Aleksandra Sdokou, shefe e kabinetit të ministrit grek të energjisë.

Sipas saj, pas publikimit në gazetën zyrtare të Komunitetit Europian, do të ndërmjetësojë  paraqitja e ofertave që pritet të zgjasë deri në prill 2015. Do të pasojë shqyrtimi i ofertave të tenderit deri në korrik, dhe pastaj, hapi i fundit, shpallja e fituesve dhe nënshkrimi i kontratave që parashikohet të ndodhë në muajin tetor të vitit 2015.

Sipas ministrit të mjedisit, energjisë dhe ndryshimit klimatik Janis Maniatis, ekziston një interesim shumë i madh për tenderimet. Në të njëjtën konferencë, Maniatis prezantoi projektet më të rëndësishme energjitike që po realizohen në Greqi, (gazsjellësi TAP, stacioni i gazit të lëngët në Revithusa, ndërtimi i një stacioni të ri në Greqinë e Veriut).

ANA-MPA