Nënkancelari Gabriel: Vazhdon mbështetja gjermane ndaj reformmave në Greqi
“Vazhdon mbështetja gjermane ndaj reformave”, titullohet komunikata e ministrisë gjermane të ekonomisë dhe energjisë pas takimit të ministrit Zigmar Gabriel, njëherazi nënkancelar, me ministrin grek të zhvillimit dhe kompetivitetit, Nikos Dendias. Sipas komunikatës, ministri gjerman ka vlerësuar përpjekjet reformuese në Greqi.
Gjatë takimit, sipas komunikatës, u ra dakord “vazhdimi i bashkëpunimit për mbështetjen e procesit të reformave dhe të zhvillimit ekonomik të Greqisë”, ndërsa Gabriel deklaroi se “Greqia po kalon aktualisht një procedurë të vështirë reformash, që tani po fillon të tregojë frytet e para. Ministria federale e ekonopmisë dhe energjisë mbështet këtë procedurë eformash me një sërë masash, si dialogu ndërmjet ekspertëve në fushën e promovimit të eksporteve dhe të industrisë së turizmit, si dhe ofrimin e asistencës teknike për reformimin e fushës së burimeve të rinovueshme të energjisë. Këtë mbështetje dëshirojmë ta vazhdojmë dhe nëse është e mundur ta zgjerojmë aty ku dëshiron pala greke. Posaçërisht, ofrojmë faktikisht një ndihmë aktive për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe të biznsmenëve të rinj (start ups), përmes një kredie me vlerë të përgjithshme mbi 100 milionë euro nga KfW për krijimin e infrastrukturave eficente. Në ktë mënyrë, banka zhvillimore greke “Institution for Growth” (Instituti për Zhvillimin) do të jetë në gjendje të mbështesë financiarisht ndlrmarrjet e vogla dhe të mesme vendase”.
Nga ana e vet, zoti Dendias iu referua progresit konstant të Greqisë për daljen nga kriza, që siç tha, po dëshmohet “nga rezultatet shumë premtuese të programit aktual të përshtatjes fiskale dhe reformave strukturore që po realizon qeveria greke dhe për të cilet kërkohen sakrifica të mëdha nga populli grek”.
Takim Schauble – Dendias
Ndërkaq, “një bisedë të zgjeruar” që zgjati një orë dhe ku u shtruan “gjithë çështjet që kanë të bëjnë me ekonominë greke, ecurinë e programit të stabilitetit”, sistemin tatimor dhe krizën në Ukrainë, kishte ministri grek i Zhvillimit, Nikos Dendias, me ministrin gjerman të financave, Wolfgang Schauble.
ANA-MPA/-